Anila Rezhda:Unë shkruaj, sepse kam dëshirë të shkruaj.


Unë shkruaj, sepse kam dëshirë të shkruaj. Shkruaj, sepse nuk mund të bëj si të tjerët, një punë normale. Shkruaj, sepse më pëlqen të rri mbyllur në një dhomë, gjatë gjithë ditës. Shkruaj, sepse nuk mund ta duroj ndryshe realitetin, përveçse duke e ndryshuar.

Shkruaj, sepse e dua erën e letrës dhe të bojës. Shkruaj, sepse ky është një zakon dhe një pasion. Shkruaj, sepse jeta, bota, gjithçka, është pabesueshmërisht e bukur dhe mahnitëse. Shkruaj, sepse nuk arrij të jem e lumtur, ç’farëdo që të bëj. Shkruaj, për të qenë e lumtur.

E di që është diktaturë të shkruash, i imponon tjetrit të dëgjojë përrallat e tua. Por unë e dua tjetrin dhe dua të bindet se kam të drejtë, ndaj i gervish letrat me netët e mija, me lotët e mij, me rrahjet e zëmrës. Nëse nga unë jeni ndarë të zëmëruar dhe nuk lexuat se c’farë shkruajta më pas, jam e bindur se më urreni. Nëse lexuat dy rreshta pasi u ndatë nga unë, do kuptoni se zëmërimi im është në dashuri me Ju.

Njerëzit torturohen nga zëri i dytë që ju jehon në kokë, zë i marrë që u dikton çmënduri sexuale, morale, grabitje, dhunë. Aty brënda e kanë terrin e mendimit, stërmundohen ta mbytin e të qeshin si normalë me ty, më kot. Shikimi i gjarpërt dhe fytyra e ç’rregullt nga nervozizmi i tradhëton. Njeriu ka pamjen e mendimimeve që bart! Unë i dua njerëzit që më shikojnë në sy. Dhe kur ata dashurojnë shikimin tim edhe kur nuk mund të jenë me mua për miliona arsye, rrojnë në dashuri me mua sepse, duke lexuar shkrimet e mija gjejnë veten e tyre fix një ditë para se të iknin nga unë! Ndoshta kam 1 të dashur, ndoshta 10 të dashur, ndoshta asnjë, rëndësi ka që unë rroj në hemisferën e dashurisë.

E shkruara është aftësia e të pushtuarit të botës pa dhunë verbale, pa armë, pa fushatë elektorale, pa viktima miqsh. Ështe një tufë gërmash që hyn në ç’do tru dhe bërtet emrin tim. Aty kushdo hesht para fuqisë time dhe më pranon i keqi me zor duke më tallur keqmasi për lumturitë që nuk arrita kurrë, pikërisht sepse unë hyra në vënd të tij, në qindra mëndje, pa bërtitje, pa premtime, pa shpenzime, pa pompozitet kllouni. I keqi turfullon pse mundem ta çoj një mendim deri në fund, të them atë që dua. Të Mirët e mij, nuk ngopet duke udhëtuar me mua, sepse e ndjejnë që janë me mua. Gërma ime ka pikturuar shumë karakteristika të tyre.

Fjala merret në gjoks dhe flihet. Ke boll kohë të dashuroshesh me fjalën time, ndoshta edhe me mua. Xhesti është realitet që mbaron me heqjen e rrobave pranë shtratit. Ndaj…tkurrja e trupave dhe e buzëve para dikujt nuk ka asnjë vlerë para asaj Femre që na thotë një paragraf jetë nga jeta e saj! Me ❤️ NilaR

About Post Author