Anila Rezhda:“Vera e Hijeve…”


Anila Rezhda

“Vera e Hijeve…”
[Sa herë më mbyt egërsia e njerëzve që luftojnë për të fituar humbjen e vetë jetës dikur si të gjithë ne, sa herë kuptoj se monedha e vetme e njeriut është egërsia dhe urdhri për të qënë grusht e verdhë para tyre, sa herë kuptoj që kush ka ide në këtë jetë ka dhe lakun e varrjes mbi kokë…hap kutinë e kujtimeve të mija, qesh si Pranvera zëmra ime dhe i gëzohem edhe të vdekur familjes time. Më mirë një heshtje e tyre plot kujtime të ngrohta se sa fjala e njerëzve që ndonëse të katandisën udhëve të botës, prapë shpërndajnë racione fjale, ndëshkimi…ku da dinë sa mundësira ka kjo jetë të bësh gjihçka pa qënë nën Hijen e tyre ndaj dhe e imja…
“Vera e Hijeve…”
Në ballkonin e vajzërisë time atje larg në Dhe të Atit, kam lënë një Kaktus në mëshirë të diellit. Nuk ka kush të ma ujiti. Ç’do vit më priste me gjëmba të çarë nga etja, i përmalluar nga vetmia e dheut që i thahet përreth, e megjithatë sapo më shihte dhe pinte ujë, çelte magjishëm lule rozë! Duro, rro dhe më prit Kaktusi im i dashur!
Kam lënë atje larg në shtëpinë e vajzërisë një çezëm që pikonte paksa si shumë në Dimër. E lashë me mëndje se do kthehem heshturazi dhe shpejt në Pranverë ta ndreq me dashurinë e një vajze që e do shumë dhuratën-shtëpi të Babait. Nuk di sa ka rrjedhur deri më tani, sa kujtime ka mbytur…di që ka bërë zhurmë në atë shtëpi të heshtur duke mbajtur të njomë premtimin tim se unë do kthem shpejt dhe do kundërmoj shtëpinë me patate që piqen në furrë😪
Gjithmonë lë në dollapin e bardhë dhe të akullt (frigo) diçka për të ngrënë. Shkoj e lodhur e dërmuar nga udha e gjatë, çanta të rënda, shpirt i rënduar dhe nga ai gjumë vdekës pas udhëtimit, kur zgjohem dua të marr me të mira stomakun. E hap, ai ndriçon si diell dhe unë ha një mënjgjes fëmije për të cilin nuk kujdeset dot për mua askush!!! Kam frikë se vera e kuqe që pi gjithmonë para se të lexoj dhe flë, është derdhur e zëmëruar dhe ka ngrirë si gjaku im në pritje të së keqes së paralajmëruar tashmë!!! Shpresoj që veza të ketë shpërthyer dhe të më ketë lindur një zoçkë që di të rezistojë në të ftohtë sapo lind. Nuk bëhet?! Pse jo?! Mijëra fëmijë braktisen atje jashtë në të ftohtë sapo marrin frymën e parë!
Në banjë kam lënë peshqirë vishnjë si njgjyra që marrin mollëzat e mija sapo bëj banjon e parë dhe zërat jashtë flasin shqip! Një pasqyrë përmbys gjithashtu se thonë se tërheq rrufetë. E cilat rrufe? Ato të jashtmet? Po këto të brëndshmet? Shpresoj të mos jetë bërë copë se nuk dua t’i shoh më copë buzët e mija. Krëheri im i flokëve e sigurt ka ruajtur një fije floku tim të gjatë se nuk rron dot Ai pa aromën time. Ndërsa buzëkuqi më ka tradhëtuar duke ndrruar njgjyrë.
Në dhomën e gjumit shtrova një mbulesë Pranvere me lule Bajame blu para se të ikja në Dimër. Isha e bindur që do kthehesha në Pranverë bashkë me zogjtë dhe ëndërroja se do shtihesha me sandale direkt mbi lulet e kuvertës sapo të hapja derën nga udhëtimi i gjatë. Mirë unë, po zogjtë udhëtuan në këtë Verë për atje? Apo e kuptuan që thërrime nuk do gjejnë Më rrugëve si dikur sepse njerëzit janë izoluar shtëpive!
Te dhoma ime e voçkël, sot dhomë pune, pranë kompjuterit kam lënë rresht kopshtin e kukullave që seleksionova ndër vite. Kur ika i putha dhe i ktheva me fytyrë nga dritaria me perde të kapur paksa mënjanë, si bel i tërhequr femre nga puthja e parë! Një A4 e shkruar nga unë me “ Të dua… “ në të gjitha gjuhët, prehet mbi ekranin e kompjuterit . Nuk i drejtohet askujt dhe i drejtohet asaj që duhej të më drejtohej mua në këtë jetë…Dashurisë!
Depua mban hapat e mija, më fal, këpucët e mija. Dhe jo vetëm. Kam ruajtur gjithë shapkat e familjes time, tamam si dikur, si atëherë që bënte zhurmë jeta! Mbaj mënd që Im Atë nuk flinte pa i numëruar këpucët e të gjithëve, që do të thoshte se familja ishte mbledhur sëfundmi në vatër. Sigurisht sandalet e kuqe, blu, jeshile që janë për shëtitje në Tironën time! Sigurisht edhe shapkat e verdha me lule dele që zhytesha pishinave në Tiron kur mblidheshim si shoqëri nga mbarë meridianët!
Dollapët nuk i lë kurrë bosh por mbaj mend që komshies time të dashur i thashë t’i marri të gjitha sepse kohë e gjatë pa punë njerëzit! Nuk ka nevojë të sqarojmë ato shprehje që na janë bërë si burri i nënës, papunësi, pa lekë, me zor na del 15-të ditëshi, e dimë përmëndësh që nga vitet 45’!! Luftë atëherë, uri…pse tani ç’farë ere po ju bije era?!
Dollapi i rrobave të mija, sirtarët me bizhamet roz dhe kordele. Ç’do njëra prej tyre është blerë dikur diku, për ta veshur këtu atje, për t’ju dukur Atij sa më e bukur! Nuk e di a do më nxënë, nga shëndeti apo dobësia kjo luhet, por di që edhe sikur barkun jashtë ta kem e të plevitosem natën do i vesh që të ndjej se filli i jetës time nuk u këput si kjo kohë e poshtër e urdhëruar për vetmi! Rëndësi ka që në atë shtëpi Babai unë ndjehem e qetë, e lirë, kukull roz që lexon “Lulet e Mollës” dhe shikon mijëra herë telefonin mos ndoshta ndonjë thirrje pa numër dhe lut shoqen në Vlorë (Lila Vlore) që kur të shtrihet, me boll kohë në dispozicion, të dëgjojë rrëfimet e mija.
Kisha bërë plan në këtë Verë që t’ja kërkoja një Puthje të ngrohtë, të ëmbël, malli, dashurie, hidhërimi se mos Vdekja na ndan papritur meqë e kemi kaq pranë- thonë dhe yjet në qiell jo më shtetet dhe mediat!!! Do ja kërkoja dhe do e lusja të humbisnim Durrësit tonë dhe le të mbyteshim dallgëve. Më duket më e ëmbël ta humb frymëmarrjen nga Bluja e lagësht në gjoks të Tij sesa nga kjo dorë e zezë cope që më shpiku 100 probleme me frymën dhe quhet maskë që të mbron. Do t’i lutesha të ripërtërinim natën tonë të parë dhe të fundit se të gjitha dashuritë këto dy data i kanë në kalendar. Unazat në dorë…pse do shkriheshin? Metal janë, hekur janë, një gisht shtrëngojnë se mos shtrëngojnë dot gjithë shpirtin!!! Dhe sëfundmi, pasi t’i isha dhënë si përgjërim që zbret nga qielli vetëm për Të, do i jepja dhe merrja bluzën e djersitur! Ku i dihet kur dhe ku do na lënë të takohemi sërish! Sa i keq që është Pendimi…vjen gjithmonë kur Nuk mund të rregullojë dot asgjë në jetët tona! Dhe qeshi Zoti edhe këtë Verë me Ne që bëmë plane…
Kjo ishte Vera e Hijeve sepse ne nuk erdhën dot në shtëpitë tona. Por secili nga ne ka lënë pas një Hije të tij/saj që mban erë qumësht gjiri nëne! Ecën dhe flet si ne në mungesë tonë, humbet liqenit artificial të Tironës si unë dikur, troket sandalet në sokakët e Korçës magjike, ha akullore në Qafën e Pazarit në Gjirokastrën e mjaltë, zhytet në dallgët e Sarandës, Durrësit, Liqenit të Pogradecit, hypën në malin e Dajtit, shkon në Lunxhëri në panair, pozon te lumi i Beratit, ha një drekë të mrekullueshme në Vlorë, pi një kafe në Velipojë, blen një kujtim në kalanë e Krujës…dhe i kujton atij Dheu se ikjet e mëdhaja këto gjëma kanë, Moskthimet!😪
Ndaj është mirë mos ketë më kurrë ikje masive se po të ikën fëmijët edhe po ta duan kthimin, zor se i lë portofoli, shëndeti dhe ligjet, ligjet e pafundme që tashmë na i vë një pushtetar i panjohur iperatlantik që se njohim dhe votuam kurrë, që se dimë nga na mbiu në majë të kokës!
Kufijtë njgjajnë me periudha të egra të historisë, atëherë kur nuk kalonte miza. Atëherë kur dinin vetëm të Mëdhenjtë e shteteve dhe rregullonin të Vegjlit me bukë brenda Dheut të Atit. Sot dalin gjithë të vegjlit, u rraskapitën punëve dhe rrugëve me valixhe në dorë. Mijëra varre Prindërish pritën si gjithmonë në këtë Verë Hijesh fëmijët, ujitjen, meremetimet e vazos së mermerit që u thye, skalitjen e luleve, pastrimin nga kashtët e thara. Kujt mund t’ja kërkosh si Nder këtë të fundit? Askujt. Ndoshta një pagesë uji/korenti ta bëjnë por këtë jo. Sepse, ka vënde dhe pozita në këtë jetë që bashkëatdhetari jot është i pazëvëndësueshëm!
Hijet e kësaj Vere time ishin të frikshme, me zëmër gur. Nuk lanë Gjyshër e nipër të përqafohen, nuk lanë dashuri të bashkohen, nuk lanë shtëpi të ajrosen, nuk lanë komshij të mallohen, nuk lanë shoqëri të bashkohet e shkrihet gazit, nuk lanë Pemët e Mimozave të qëndisin flokë vajzash të mërguara, lanë sy dhe zëmra bosh, lanë shtëpi e plazhe bosh, lanë udhë e kalldërëme bosh, lanë vajza pa u veshur nuse, lanë vajza të pambarsura nga dashuria e lirë…
Nuk kam asnjë mesazh shpresë-dhënës për këtë Verë.
Kam vetëm pendim të pikëlluar së sy, në shpirt dhe zëmër.
Këtë Verë kuptova se kam ikur përgjithmonë dhe se Atdheu im më mban në distancë.
Këtë Verë kuptova se mirë do bëj t’i thyej kritikat dhe mënçuritë e mëdhaja, le të rrjedhi lumi të shplajë zëmërimin dhe flasim më vonë, më pas, ndoshta nesër zëmërim e merr gjumi, ndoshta kurrë…
Këtë Verë kuptova se do doja të isha një Peme me Hije në Atdhe, e rrënjosur, hija ime dhe -e pemës plot fruta të pjekura dhe të mjalta, dikush që mbështet shpatullat e pemës-NilaR dhe flë bashkë me mua nën Hijen e Verës që po vjen…
Me dashuri për Ju, ❤️NilaR

Durres-Kursi i Bashkimeve Profesionae

About Post Author