Kur bie natë…
Kur nata bie
dalin ëngjëj të bardhë
E bota bëhet më e paqtë,
e kristaltë.
Vështirë të dish
nëse është ëndërr a fat.
Kur dita është ferr,
e nata parajsë.
Edhe përse mbijeton
ti vetë ndihesh fajtor
Që je qytetar e banor
në një botë të tillë.
Që të bën të ndihesh
një viktimë a hero.
Kur përpara syve
vdesin dashuritë.
Anila Toto
