Anila Toto:Unë jam bijë në Muradije


Sot në Muradije
(Unë jam bijë në Muradije)
Nga Anila Toto

Sot ishte një ditë e veçantë në lagjen Muradije të qytetit tonë. Ishte ditë patriotike!
Disa njerëz të rrymave të ndryshme, partive të ndryshme, zhanreve të ndryshme të artit, aktorë, shkrimtarë e njerëz të mençur u mblodhën në një shtepi të thjeshtë dhe respektuan miq nga Kosova.
Z Bedri Islami promovoi krijimtarinë dhe librin e fundit të tij në një qendër të re muzeale në qytet.
Prof Bardhosh Gaçe hapi fjalën me një analizë të hollë dhe estetike, artistike dhe filozofike mbi librin.
Aktori i madh Bujar Asqeri drejtoi një aktivitet të bukur e modest për miq të nderuar nga Kosova.
Z.Ali Ahmeti, një personalitet i evidentuar dhe respektuar në Kosovë foli me një ndjenjë të bukur e të lartë patriotizmi dhe respektin maksimal për Shqipërinë dhe Vlorën. Ishte emocionuese!
Ai tha se “Vëllezër e motra ju nuk e dini se sa rrugë janë që këtu e deri në Prishtinë me emrin Vlorë. Unë dhe atdhetarët tanë nuk kemi luftuar për Kosovën, ne kemi luftuar për shqiptarinë.
Sot flamuri i shqiptarit eshte i paprekshëm aty ku jetojmë ne.
Kudo në cdo tryezë pune, familje apo institucion është gjithmonë flamuri i kuq i Ismail Qemalt. Shokët tanë,- tha,- të cilët ranë në luftë e kishin peng të vinin një herë e të kalonin në këtë rrugë ku ka ecur Ismail Qemali dhe Isa Boletini”.
Z Mirush Kabashi recitoi vargje të bukura atdhetare të z Bedri Islami. Një atmosferë e bukur artistike disa çaste hyri në zemrat e ngarkuara nga patriotizmi. Mirushi ia del ti prekë njerëzit edhe me vargjet që përzgjedh, edhe me shpirtin që fal.
Bujar Leskaj foli gjithashtu mbi kontributin dhe rolin e Ali Ahmetit, Bedri Islamit dhe ndjenjat vëllazërore midis Shqipërisë dhe Kosovës si një komb. Ai tha se do të ketë një muze të luftës së UÇK në atë vend ku sot u zhvillua ky promovim e ky do jetë promovimi të pare në këtë shtepi muze.
Z.Namik dokle tha se është Shqipëria që duhet tu thotë vendeve të botës se ne jemi përfaqësues të denjë të kombit tonë. Bëri një analizë të shkurtër të librit dhe ndjenjave patriotike që përcjell. Ai tha se Shqipëria duhet t’i thotë botës se “Ju më kini shtypur, ju më kini përçarë, ku më kini ndarë dhe sot paguajmë pasojat tuaja.3 faktorë janë të rëndësishëm në këtë libër, – tha ai.
1- Libri i shkruajtur nga një patriot i vërtetë i cili ka dhënë kontributin dhe është dëshmitar i luftës.
2- Talenti dhe përgatitja e z Bedri Islami si një nga eseistet dhe analistët më të mirë të kohës se sotme në pjesën etike.
3- Bedri Islami është nga ata luftëtarë qe nuk ka asnjë ambicie pas luftës. Ajo çka e karakterizon Bedriun është se ai i ka jetuar e jep fakte reale.
Me një aktivitet të tillë me shpirt shqiptar, me shumë njerëz të ditur dhe tëmençur qyteti im ndihet sërish patriot!

About Post Author