Anna Amoroso-Ëndrrat-Shqipëroi: Lefter Shomo


LEFTER SHOMO

ANNA AMOROSO

ËNDRRAT( I SOGNI)

I humbëm ëndrrat.

I lamë mes lojrash të prishura

Në duart e ndotura me shkumës

Mbi dërrasat e zeza

Në rendjet mes monopateve të pyllit

Kur çelte ciklamini i fundit

Para të ftohtave të dimrit

Në pasditet gjysëm të përgjumura

Pranë oxhakut.

Fluturuan larg ëndrrat.

Bashkë me erën e barit të thatë

Në fushat e djellëzuara

Brenda dallgëve shkumbore

Të verave plot zheg.

Ëndrrat i varrosëm.

Në buzëqeshjen e nënës,

Në qortimin e saj të fundit,

Në pakënaqësinë e saj

Në përqafimet e munguar.

Dhe tani që koha është tiran

Gjendemi të mundur

Dhe të gjithë skllevër

Të kësaj marrëzie

Që gabimisht e quajmë jetë.

Shqipëroi: Lefter ShomoK 617a.a.α.