Anna Maria Stępień – Përktheu Irma Kurti


Një mrekulli e vërtetë 

Burrë dhe grua

Zemër dhe mendje

I zi dhe i bardhë

Mysliman, Hebre apo i Krishterë

Ndarjet nuk çojnë askund…

A nuk ndjejmë ne njëlloj?

A nuk qajmë, qeshim, ëndërrojmë,

jetën e jetojmë 

në kërkim të lumturisë? 

Përse vazhdojmë të luftojmë 

përse i prangosim të tjerët,

mundohemi të kufizojmë

dhe shpërndajmë mungesën e tolerancës? 

Sa do të vazhdojë 

e gjitha kjo? 

Diversiteti është 

pasuria

esenca.

Ta dish, njeri! 

Vëllai yt,

motra jote 

janë mrekullia e vërtetë.

Mëso

të vlerësosh

dhe të bashkëjetosh në harmoni.

Anna Maria Stępień, POLONI

PËRKTHEU NGA ANGLISHTJA: IRMA KURTI