Vladimir Bizhga

Te gjitha
I nxora
nga xhepat
e kujtese.
Shërbimet,
Xhirimet,
kamerat,
bateritë,
aparatet,
dubelsakun,
dashurit,
mbledhjet,
zgjidhjet,
telajot ,
tavaloci,
nudot,
natën
pa hënë,
poezitë,
ne kalldrëmin
e te marrëve,
rrokullisur
si i Sifizit
mite..
Hologrami
I jetës ,
Ku gjimnazistet
Si harabela,
Qukisnin
Buzëqeshjen
Tone.
Ditën
Në film,
Maleve
Me blerim,
Natën
Bixhoz,
ne hotelin
sakat
Zagoria.
Mbështjell
dritaret,
me batanije
leshi,
Batanijet
e sigurisë…
Natën,
e çanin
patrullat
e policeve,
qe heshtjen
si krimba
e hanin..
Ata,
po ata…
Komisar,
partizan,
ballista ,
gjerman,
me natën
ne mes
bixhoz
luanin,
bixhos
te rende..
Dera,
Në derë,
Ne kurrize
Ngjeshur
Dhe catite,
me pllaka ,
si luspa
peshku,
ku puthjet
zhduken.
Nga
Propagand
E agjitropit,
Me vithe
te gjera,
Shalët
ngritur
i kish
kurban,
unë
bishtin
e cigares,
i heshtur
e thithia
dhe gjyshin
nga nena
e kisha
ballist,
Babain
Partizan….
Misticizmi
I fshirë,
Ne fjale
te huaj,
ne hotelin
e fantazmave
Zagoria,
qe deshët
e reve
meshyer
e kishin…..
rri urte,
me thane,
se lufte
e klasave
mund
fusi
brenda,
nga jashtë…..
Po Ramo
evgjiti
me violinë
e qante
Kroniken
ne gurë,
ku qyteti im
i kacavjerur,
i habitur ,
mbetur.
Ne sytë
e tyre.
Ne zërat
e thyer,
ne të kënduarit
të çmendur,
Ku pasioni
Dhe vdekja
Dhe emri juajI
në këtë
natë
të errët,
librin e hënës
dhe pemën
e gjumit
këndon.
Lad bizhga@