
Antishqiptarët sot më shumë se kurrë, janë hedhur në veprim aktiv kundër kombit tonë. Në Prizren përdhoset shtatorja e Heroit tonë Kombëtar, në Veri të Kosovës shkelet Flamuri ynë Kombëtar, në Kumanovë në prani të K\M të Maqedonisë korret raciste me ” një shqiptar i mirë është një shqiptar i vdekur” shperthejnë me klithma të mëdha. Serbia pagon qindramilon euro për Islamin otoman në trojet shqipfolëse dhe zhbërjen e identitetit tonë kombëtar, kjo edhe brenda Shqipërisë Londineze. Është një këmbanë alarmi për Ne Shqiptarët. Këto nuk ranë sot si një rrufe në qiell të hapur. Nga armiqtë tanë janë të hartuara e programuara prej dhjetra e dhjetra vitesh duke planifikuar fonde financiare të mëdha, duke përpiluar programe dhe platforma me shtrirje kohore afatgjata. Janë vazhdim i politikës jo vetëm pan-sllave që ka filluar në 1844 me Ilia Garashanin, e vazhdon akoma edhe sot, të barabartë me ta janë edhe grekët e “megalidhese”.
E keqia më e madhe është heshtja e një pjese shqiptare.
Reagimi për t’ju kundërvënë këtyre sulmeve të hapura i Institucioneve shtetërore, i Akademikëve, i drejtuesve të Universiteteve, i drejtuesve të shkollave, i personeliteteve shqiptare është i vakët. Ndjenjat atdhetare patriotike siduket janë vyshkur dhe vinë e zverdhen e zverdhen pambarimisht derisa të shuhemi përfundimisht.
Duke e ndjerë thellë këtë ne si Grupimi i Ushtarakëve në Lirim dhe Rezerv kemi kohë që përpiqemi me programe kremtimesh për ngjarje dhe data historike, tema, shkrime dhe ese në shtypin e shkruar me biseda të lira që zhvillojmë në shkolla, në studio tv dhe në takime të ndryshme të ngjallim dhe të rrisim te brezi i ri dhe djelmëria jonë dashurinë për vendlindjen, qytetin dhe fshatin, krahinën dhe Shqiptarinë. Por kjo kurrë nuk arrihet vetëm, as me një grup të vogël si ky i yni, as në një ditë të vetme, as me një përkujtesë si kjo e jona për një ngjarje madhore, por së bashku kombëtarisht dhe duke ju imponuar edhe të zgjedhurve tanë. Historia na mëson se duke u nisur nga interesat e vogla vetiake humbasim gjithçka, bile edhe pasurinë. Shqipërinë nuk e kanë themeluar dhe ndërtuar grupet kriminale, bandat plaçkitëse por atdhetarët e patriotët që nuk kursyen asgjë për ta gëzuar brezat që do të vinin. Më sinjifikativja në Historinë e Re të Shqipërisë, është Lufta Kombëtare e Vlorës më 1920, ku Shtabi i Luftës mori masa dhe i neutralizoi të gjitha çetat hajdute para fillimit të luftës për çlirimin e vendit nga okupatori. Në kohrat e tronditjeve të mëdha për kombin Vlora ka qenë ndër pararojat e atdhedashurisë, patriotizmit. Jo më kot poeti i Madh Petrit Ruka thotë se Shqipëria e ” ka një “Mekë” që quhet Vlorë.”
Kjo “Mekë” nuk është e shkretë, është me njerëz. Për këtë duhet të ndjejmë e të mbajmë përgjegjësi. Qëndrimi në heshtje në të këtillë situatë, për brezin tonë, të cilët kemi bërë betimin përpara Atdheut, Flamurit, popullit është në mos më pak se tradhëti, është verbëri e pa falshme.