Antiteza: Komploti i kryefjalës dhe gjykimi pa dëshmitar-Nga Izet Shala- Malishevë


Nga Izet Shala- Malishevë



Antitezat e një komploti të kryefjalës, përmes narrativës letrare dhe figurës së tropeve stilistike të anitetzave dhe paragjykimeve, me gjykime të naiviteteve të dëshmitarëve të cilët shpërfaqen mendimsimin e kësaj letre të shkurtër pa përmbajtje dhe qëllim, me akuzën se revulocioni teknologjik dhe platformat në rrjetet sociale që mundësuna interkomunikimi dhe komunikimin e shtrirë vertikal, në të gjithë meridianin, njerëzit e globit, përshpejtuan si dhe treguan paaftësinë e një letrari drejt komplotit artistik, në ndërtimin e narracionit korruptivo-ndëshkues dhe përçmues të dimensionalitetit në letërsi dhe pothuajse ajo është ligjrisht pronësi personale,’NDJENJA’ dhe ‘TEMATIKA’, për t’u trajtuar e shprehur në aktualitetin nëpër të cilën po kalon bota dhe qenia njerëzore, si më e përkryera për ta asgjasuar llojin e vet, përtë anashkaluar dhe degraduar llojin e vet dhe për ta mbivlerësuar e mbiçmuar idejezimin e egocentrizmit dhe nënshkalimit ndjiesorë të aorteve të zemrës në sipërfaqen e sipërfaqësimit mashtrues dhe intrigues, sa edhe procesi i ‘KAFKËS’, duke distribuar, mashtrimin dhe gënjeshtrën si të vërtetë mbi të vërtetën e tij të vetme.
Velloja e zezë në plafin e bardhë, bindshëm apo përmes një joshje ngjyrave, bind dëshmitarët që ta qesin mbi tavolinën filozofike dhe robotkompjuterizmit, tërë dramacitetin e një sentimentalisti të shtirmuar, kinse shoqëria dhe hiperstrukturat piramidale, jo në Egjiptin e lashtë, të Mehmet Ali Pashës, por në rrafshin e luginës së Malasit, qytetit pa lum dhe pa mjellma, ta rifilozofojnë, të vërtetën e sentimenti arrogant të këtij komploti të paravajshëm, të viktimizimit, shantazhit, pa e shpërfaqur, lojnë satanike sikurse të ‘Vargjet Satanike’ , të shkrimtarit, Selman Rushdi, disidentit që i filmoi tabu-temat dhe u servoi lexuesve.
Tre dëshmitarët, pa dashje, heqin vellon e zezë të letrarit dhe komplotit të kryefjalës, për mëshirimin përulës, pervujtës dhe ekzaktësisht satanik, brenda kullës së rërës në shkretirat e jemenit dhe afër pishave të Gjergjicës, në magjistralen, Pejë – Prishtinë.
Aleksander Stipçeviq, nuk do të pajtohej me analizën e Spilek-ut, mbi të thënë e Ilirikumit, Ilirëve dhe besimit të tyre, kurse, Kasem Trebeshina, megjithës e jetoj një kohë, mes Azisë dhe Europës, ashpër do ta goditëtste, këtë kryqëzim përballë qytetrimit antik të pellazgëve për rreth lumit ‘DIRINI I BARDHË”, sikurse Papo Kristo Negovani, ku i qëndroi besnik gjuhës shqipe përball besimit trekonfesional, e në anën tjetër, mbretëresha Teuta ngriti ushtrinë më të fortë në Ilirikum, dhe sfidoj ushtritë pushtuese, por kësaj radhe mendimsimi i qytetit pa lumë nuk pati forcë e as ndërdije ta thyej akullin e janarit në letërsinë e acart dhe të mbuluar nga e paverteta e një letrari dhe të komplotit të kryefjalës, kinse e vetmja vlerë arti është ajo e pentharjës, që nga lugina e maleve të mia e deri të ujvarat e thara të Bangladeshit.
Se letërsia ka mllef e pezëm, ka revoltë dhe protestë, ka heshtje dhe përshkundje, ka luftë dhe asnjëherë paqe, ka vlera dhe pa të drejtë atakim të vlerës tjetër, ka pohim dhe mohim, ka lëvdatë dhe përçmim, ka bashikim dhe divergjencë, ka kontrast dhe koparacion, ka përshkrim dhe narrativë, por asnjëherë pikë në sferë, simetri, kub dhe trapez e teoremë të Pitagorës, këtë e dëshmon, Levis Karoll, me veprën, ‘LIZA NË BOTËN E ÇUDIRAVE’.
Se çudirat janë dromca letrare të kësaj kohe dhe bote hokatare, në revulocion teknologjik dhe intermendimtar, nuk ka dyshim, se e vërteta dhe rruga e shkrimtarëve, paraqet labirinthin e Sergei Jeseninit, Aleksander Pushkinit, por edhe të madhit Fan Stilian Nolit e Kasem Trebeshinës, si edhe të Gurakuqit, Migjenit e autorit të romanit, ‘DASHURIA E TALATIT ME FITNETËN’, si dhe te ‘LULJA E KUJTIMIT’, e F. Postolit.
Fundi bije bashkë me perden e teatrit, bashkë me mesazhin e dhënë nga aktorët e dramës, ‘BESA’.