Antonela Berisha pjesë e Sanremo 2022


Ish konkurentja më pikante e Përputhen dhe ish banorja e Big Brother Vip ka lajmëruar së fundmi pjesëmarrjen në festivalin prestigjoz Sanremo 2022 . Bukuroshja Antonela Berisha ka spikatur në media për karakterin e saj të fortë dhe dëshirën për të qenë në botën e artit dhe modës. Në 2010 Antonela është zhvendosur në Itali ku ka ndjekur studimet në Universitetin e Milanos e më tej (2019) është rikthyer në Shqipëri për të marr pjesë në programet televizive ku edhe u njoh nga publiku shqiptar. Lajmi është publikuar nga gazetat dhe portalet italiane , të cilat janë ripostuar në Instagramin e prezantueses. Së fundmi Antonela ka krijuar edhe brandin e saj të modës. Nuk na mbetet gjë tjetër vecse ti urojmë suksese !

Nga Hortenca Alimucaj

About Post Author