Apokalips-Brixhilda Dede


Brixhilda Dede

Bufatur infeksionesh, psherëtimës dalë nga gjoks silikoni zgjohet bota.

Buzë të fryra petalesh,

drithërima erërash mbijetojnë.

Parashikohet ndryshim stinësh.

Imazhe misterioze vizatojnë kupën e plasaritur të qiellit, në arratisje zogjsh.

Speciet, përmbytur zgjatin krahë, me kra= kra të thyera lamtumire.

Efektit lazarues, ardhja e apokalipsit pritet.

Ëndrra, vizjone udhëtojnë lartësive.

Aty ku ndjenja pëllumba të bardhë ungjilli kap, hapur qiej zjarrmuar.

Mellani i syve të tu më zhytet, deri iris,

Tarakundur djep djajsh, përpëlitjes së fundit të demonit,

Mrekullia,.. ndodh.