Apokaliptik-Petraq Pali


Episodet ne vazhdim..

Roman nga Petraq Pali

INGINIERI

– Shumë faleminderit, Vojsava që pranuat të pimë një kafe bashkë!Kështu e nisi bisedën sa u ulën në kafe Ing.gjeollog Prof. Orest Vajkovzki, shqiptaro-maqedonasi, që kishte studiuar në Rumani.

-Do desha të bëja një bisedë me ju dhe dua të më dëgjoni me vëmendje deri në fund pa më ndërprerë,- filloi të fliste ngadalë dhe pa emocion ing.Oresti.

-Bashkë jemi parë këto afro dy vjet në “qytetin e vogël” të minatorëve, ku banojmë si ju edhe unë.Ne nuk jemi njohur më pare.

Po në fillim dua të di ,a dëshëroni të më dëgjoni deri në fund?

-Nuk di çfarë t’u them inginier, por sinqerisht një gjë e di më së miri.Ju nga te gjithë te tjerët që na rrethojnë ne atë komunitet të vogël, jeni krejt ndryshe, jeni krejt ndryshe, jeni më se i veçante.

Jeni shumë i sjellshëm, i kulturuar,i qetë, i matur në çdo veprim dhe shumë xhentil,dhe duke e ndier që po fliste duke iu dredhur zëri shtoi:

-Më falni per emocionet.Nuk jam ulur kurrë për kafe me kërkënd, aq më tepër me njerëz të panjohur.

Habitem edhe vetë si ndodhem këtu?!

Para se të vazhdoni biseden, ju lutem,mund të me thoni motivin që ju shtyu drejt meje?!

Ju erdhi keq per mua?! Me patë të vetme si njeri pa njeri?! Apo dikush është interesuar te mësojë për mua më shumë?!

Do të më vinte keq të ishit shtyrë nga të tilla motive, aq më keq po të ndodhte për këtë të fundit.

—-

Inginieri vuri buzën në gaz, mori një pamje të rëndë e serioze dhe i tha me plot sinqeritet:

-As njëra,as tjetra nga këto versione nuk qëndron,aq me keq,më vjen shumë hidhur ta mendoja se mund të isha në shërbim të dikujt për të syrvejuar e investiguar, apo me keq spiunuar, persona të tjerë.Do të ishte e tmerrshme kjo gje për mua.

Me ato punë merren të tjerë, por asnjëherë, kurrë, unë!- drejtoi gishtin tregues nga vetja.

Oresti përsëri lëvizi pak karriken, mori një qëndrim akoma më të prerë, u bë më serioz, u ashpërsua në fytyrë dhe duke parë rreth e qark tavernës vijoi :

-Vojsava, qëllimi im është gjetkë dhe fare mirë nënkuptohet. Si burrë i ve dhe i vetëm që jam në këtë jetë, dua t’u them pak a shumë historinë time dhe të mësoj nga ju diçka më shumë, po qe se përshtatemi, apo pëlqehemi kushteve të ndërsjellta ne mund të bashkëjetojmë e të krijojmë një familje të re bashkë. Une mendoj se asnjëherë, kurre nuk ështe vonë për te berë ate që duhet bërë.

Vojsava, për një çast u stërkuq, uli sytë mbi tavolinë, vuri buzën në gaz,u mendua një çast dhe me qetesi i tha si me qësëndi

-Vazhdoni inginier!

As e kam menduar kurrë të bëj një martesë të dytë. Siç e dini , unë jam përkushtuar djalit tim me vetmohim,po e rris e edukoj atë me gjithë fuqinë e shpirtit tim,megjithë se vetmia më mundon dhe mund të ishte një zgjidhje e mirë, e drejtë të ndryshoja jetën, hë për hë as më ka shkuar ndër mend, gjithsesi dua t’u dëgjoj sinqerisht dhe me shumë resepekt, deri në fund.

-Faleminderit Vojsava!

Orgesi i nguli sytë e tij zhbirueshëm në të saj dhe i tha sërish:

-Dua të më shikosh e të të shikoj drejt e në sy.

Të betohem se e kam shumë seriozisht,sinqerisht e me shpirt,kam kohë qe e ëndërroj këtë takim të paramenduar mirë dhe dua t’u sugjeroj të mendohesh edhe ti mirë e mirë e pastaj pres çdo përgjigje tuajën sa të jetë e mundur më shpejt, qoftë ajo pozitive apo negative.

Unë para disa muajsh kam bërë një kërkesë tjetër për trasferim.Jo të pa qëllim.Po u lidha me ju, të ikim nga ai vend ku po na nxihet jeta si ty edhe mua.

Jam lindur në një fshat minoritet maqedonas nga periferia e Pustecit, mbarova shkollën shtatëvjeçare në fshat dhe më pas në teknikumin e minierave ne Prrenjas me nota shumë të mira, kam një motër të vetme.

Mbas shkollës së mesme më dhanë një bursë për të vazhduar fakulitetin gjeollogjik ne Rumani ku studiova plot tre vjet dhe u diplomova në Tiranë, mbas prishjes së marrëdhënieve me Lindjen.

Kur u ktheva nga studimet solla me vete edhe një bashkëstudente, Dusën dhe u martova me të.

Jetuam disa vjet bashke. Në ate kohë unë punoja në Ministrinë e Minierave, në seksionin e transport-eksportit si specialist. Aty fitova edhe titullin “profesor”që në vjetet më pas ma hoqën e ma dhanë disa herë sipas luftës së klaneve të pushtetit.

Me shumë përpjekje,me miratimin tim, Dusa u riatdhesua.Ishte grua e mirë shumë. E sjellshme, një inginiere laborante e talentuar.

Ne nga ajo lidhje nuk patëm fëmijë.Për këtë ishim që të dy me fat.

Më pas mua,më shikonin shtëmbër duke më quajtur si “agjent i rusëve” me që kisha studiuar andej.

Isha fatlumë që nuk më burgosën,me gjithë që edhe që isha jashtë,hoqa të zitë e ullirit. I thirrur e i kërcënuar shpesh herë nga sigurimi i shtetit….njëherë me hetuesi më vete e njëherë më implikonin si grupazh. S’pati asnjë prove, asnjë fakt, por ishte koha e trazirave dhe të gjithë ne që kishim studiuar jashtë,duhej të ulnim kokën e të punonim të frikësuar…(kapitull më vete ky).

Më hoqën nga Tirana si të padëshëruar,më shpunë inghinier turni në galeri, një here teknik turni, minerë me miniere për disa vjet.

Zotëroj disa gjuhë të huaja si rusisht ,rumanisht dhe frëngjisht, këto vitet e pasme punoja dhe punoj akoma në zyrën e projektimeve minerare.

Nuk kam njeri në këtë botë veç një motër të martuar ne një nga fshatrat tona.Burri I saj është anëtar partie dhe kurrë nuk bëhet me mua s’kemi asnjë komunikim, me pak fjalë jam fillikat .

Shkurtimisht, kjo është jeta ime pa u futur në detaje e hollësira. Më lodhi vetmia,trishtimi….Njerëzia më shikon edhe si të deklasuar, por edhe si të penduar, pushteti më qëndron si çekan mbi kokë.

S’kam shokë, as miq. Edhe ata që kisha më janë larguar, kam pasur dikur një vartës që sot është zv /ministër, i bëra dy letra njëra pas tjetrës të më trasferojnë diku gjetkë në minierat afër krahinës time, vetëm e vetëm të ndryshoj monotoninë dhe t’u largohem operativeve të “qëndrës”që janë më të tmerrshëm se ata të periferisë.. .

Kjo do të vlente edhe për ju po qe se mund të krijojmë një lidhje dhe ta shpallim zyrtarisht atë. Do të përkujdesimi për djalin tend të dy, ashtu si ti edhe unë.

Unë shikoj, nuhas dhe më vjen keq edhe për ty, Vojsava që je në fokus të rrethit vicioz të tyre pa të lënë një minutë të qetë. Kam parë dhe dëgjuar shumë për ju, gjë që nuk u besoj fare. Shikoj për dite që nuk u lënë ë qetë.

Në qoftë se e ndien sinqeritetin tim,dëshirën time, ndjesitë e mia, mendohu!

Unë për ty nuk di më shume nga ç’të kam parë këtu për ka kohë sa kemi qëne bashkë. Më fol pak pë jetën tënde, te lutem!

Di vetëm që jeni e divorcuar padrejtësisht dhe pa faj nga një bashkëshort i lartë ushtarak…që keni dhe edhe një fëmijë tjetër këtë s’e kam të saktë.

Të betohem se po u përputhëm dëshirat do t’i përkushtohemi familjes dhe djalit,kaq kisha. Të tjerat do t’ja lëmë kohës.Do të kemi raste të flasim përsëri.

Vojsava e dëgjoi e vëmendshme rrëfimin jetësor të tij. Pranoi t’i thoshte shkurtimisht jetën e saj,duke i premtuar se do të mendohej dhe do thellohej në propozimin e tij dhe përgjigjen do t’ia kthente së shpejti.

As një njeri në botë nuk mund ta ndalonte të merrte një hap të tillë,e drejta e njeriut për të zgjedhur më të mirën për vete.

U ngritën nga kafeneja me respekt të ndërsjelltë me njëri- tjetrin.Dhanë duart dhe u ndanë për t’u takuar njezetë e katër orë më pas pa dëshiren e tyre.

SHPETIMI

Shpëtimi, ose thënë më saktë “rusishtja”, gati dyzete e tete orësh mbas darkës së bukur që përcollën Yllkën për në Universitet u sëmurë keq. U shtrua urgjent në spital.

Pati një tronditje ose një shok psikik pa ditur pse dhe nga se i erdhi.

Njerka, “doktoresha e Befotrofit”, dy motrat, shokë, miq e farefis, nxënës e nxënëse të shumtë, u alarmuan së tepërmi për të dhe i qëndruan në kokë për një kohë të gjatë.

Me thënë të drejtën të gjithë mjekët që nga drejtoresha, por edhe neurologët apo psikiatërit dhe i gjithë personeli mjekësor me infermiere e kryeinfermierë ishin te shqetësuar. Rasti i tij ishte si i veçantë për nga lloji i sëmundjes, aq më teper që Shpëtimi njihej në qytet. Ai erdhi në spital në gjëndje shumë të rendë.Kjo e alarmoi personelin shëndetsor që i qëndruan 24/orë në shërbim te panderprerë dhe intensiv.

Pati shumë të vjella, marrje mendsh dhe fliste hera -herës përçart, zëri i iku. Gjendja u bë me serioze dhe me e vështirë.

U përdor mjekimi me cilësor e bashkëkohor në ato pak ditë që ndënji Shpetimi në spital, nën kujdesin e dr Lefterit. Dr.Lefteri ishte mjek me përvoje ,i aftë dhe serioz, i perkushtuar në detyrë,e diagnostikoi dhe arriti në përfundimin që ; gjendja e të sëmurit ishte pasojë i një stresi të sapo kaluar që e çoji pacientin ne nje gjëndje shoku depresiv.

Dr.e Befotrofit, zonja Artemis,njëkohësisht njerka e tij iu përkushtua këtij problemi dhe kërkonte me insistim të mësonte rreth kësaj ngarkese psikologjike që pushtoi “gjysme djalin”e saj. Edhe binjaket u shqetesuan këtë here per te vëllanë. Me kujdesin e tyre, me praninë e tyre,me fjalen e embel e te ngrohte, i dhane Shpetimit, ate që i mungonte në një fare menyre, dashurine e motres per vellane. Kjo ia lehtësoi shume gjendjen. Nuk kaloi shume kohe e pas disa ditësh, Shpetimi e kaloi gjendjen e rende dhe çdo dite permiresohej. Kur doli nga spitali, mori një muaj pushim. I vuri detyrë vetes te kujdesej më shumë per vete, po pagjumësia po e dërrmonte. Filloi të dobësohej, ndihej i lodhur, nuk kishte rezistencë, ishte pa humor, i pelqente heshtja dhe vetmia.

Si në sipatal, por edhe në shtëpi, e vizitonte shpesh herë edhe Tefta, ish nxënësia e tij që mbaroi maturën së bashku me Yllkën, njëkohësisht shoqja e ngushtë e saj e Yllkës.

Ajo nuk arriti të merrte bursë dhe u punësua në një nga rrobaqepsite e qytetit,gjithësesi ishte shumë e respektuar për mesuesin.

Duke parë dhe kuptuar, ose menduar se sëmundja e tij kishte të bënte me “propozimin” që i bëri Yllkës, mendoi që këtë të fshehtë që e dinte ajo,profesori dhe Yllka t’ia bënte të ditur zonjës Artemis,e cila mund t’i vinte në ndihmë,ta qetësonte sadopak prefesorin. Sikur ta dinin edhe motrat binjake, do të ishte më mirë.Këtë e bënte nga dëshira e mirë dhe respekti që kishte per këtë njeri. Kjo do të ndikonte më pas në gjendjen e tij shëndetsore.

Me të vërtetë se Yllka ishte shoqe e ngushtë me Teftën, por si vajzë e re që ishte kjo ndoshta i shkonte nëpër mëndje se mund të ndikonte dhe për nje lidhje te re midis saj dhe profesorit.Pse jo, kjo e pelqente atë. Profesori ende shpresonte te Yllka, ndersa asaj, as që e kishte shkuar nder mend ta bente kete lidhje te pakten tani per tani.

Tefta, ndërgjegjësisht nuk donte të futej mes tyre, por duke ditur të vërtetën mendoi ta shfrytëzonte këtë rast.I pëlqente që në një mënyrë ose në një tjetër ,t’i thoshte profesorit:”Shiko se jam edhe uné kétu!”

Tefta ishte vajzë e bukur dhe me një familje të dëgjuar në qytet, por duke mos vazhduar dot të lartën e ndjente veten të pa plotësuar në këtë drejtim.

Mbasi i shpjegoi zonjës Artemis gjithçka që e kishte menduar me parë, mendoi se bëri detyrën e saj njerëzore e shoqërore. E rendësishme ishte të qetësohej profesori, te ndjente praninë dhe ngrohtësine e njerkës dhe të motrave. Kjo natyrisht e bëri efektin e duhur, pati rezultat pozitiv deri diku.Me pas ditë të tëra zonja Artemis,jo si një njerkë, por si nje nënë e vërtetë iu përkushtua kësaj të vërtete dhe shumë herë gjatë ditës u përpoq t’i rrinte më afër të sëmurit. Tani mësoi se ajo ishte e vërteta e sëmundjes tij. Natyrisht, këtë nuk e tha Shpëtimi, por u vetkuptua nga bisedat e vazhdueshme që bënin bashkë .

Ai e dashuronte marrëzisht Yllkën dhe pësoi këtë shok të befasishëm. Ne kete perfundim kishte arritur dhe zonja Artemis. “Femra,si kurdoherë me magjinë e saj, rrëzon edhe Perandori!”

Zonjës Artemis i lindi ideja të shkonte direkt tek Yllka. T’i kërkonte asaj të vërtetën dhe misterin se çfarë kish ndodhur mes tyre, por pa i thënë gjë Shpëtimit, jo kurrë nuk do ta bënte.Do t’i kërkonte ndihmë asaj qe të paktën të vinte e ta takonte. Kjo do te ndikonte pozitivisht në shendetin e tij.

E kishte të qartë në vetvete,se jeta e Yllkës kishte marre nje rrjedhe tjetër me ikjen e saj ne Tiranë. Ajo qe i bente me teper pershtypje ishte Tefta. Duke qene shume shoqe me Yllken si mundet ajo te nderhyje ne nje problem intim?! Cili ishte motivi i saj ne nje kohe qe Yllka ishte larguar?! Gjithesesi ajo e falenderoi disa here për ndihmesën e dhëne nga ana e saj.

Gjithësesi nuk iu nda të”birit”gjithë atë muaj. Nje ditë mori trenin dhe shkoi në Institut, ku ishte dhe studionte Yllka, të cilën natyrisht e njihte edhe ajo, si gjithe te tjerët,si sportiste te talentuar dhe si vajzë model.

Ndërgjegjësisht ishte bindur se Yllka do ta gjente mënyrën të ndikonte pozitivisht te i sëmuri.

Ndërkohë që të dyja binjaket, Klodi dhe Ana, nuk e miratuan mendimin e nënës duke menduar se i ulnin personalitetin të vëllait, por edhe vlerat ose krenarinë e familjes dhe të tyre.

Artemisi përfundimisht kishte vendosur te bënte detyrën e saj si një nëne e vërtetëdhe e kujdesshme për fëmijën e vet.

LAJMETARI

Nuk kishin kaluar as dyzetë e tete orë, kur Vojsavës, një “lajmëtar’’i panjohur, si një hije e zezë trokiti herët në mëngjes te porta e saj dhe solli një njoftim të llahtarshëm.Ajo duhej ta firmoste atë copë letër pa e ditur se çdo e priste.

Nuk u besoi syve, kur lexoi mbi zarf me shkronja të kuqe dhe të nënvizuara , ”tepër sekret”.

Ishte herët, nga të trokiturat e shpeshta, por te lehta, u ngrit e llaftarisur nga shtrati. Tërë atë natë nuk kishte vënë gjumë ne sy. Nata e errët si vet gjëma e saj, fishkellima e erës që më shumë i ngjasonte me ulërimat e ujqërve, shiu i rrembyeshem që merrte gjithçka me vete, ia shtuan me teper parandjenjen se një e keqe e madhe po i kanosej.

-Kush është?

-Hape ju lutem,jam postieri…

-Çfarë postieri jeni ju, more?! Zërin e postierit unë e njoh. Në këtë orë nuk vjen asnje postier. Të lutem, largohu të mos zgjuaj pallatin. Ma sillni nesër ate që keni për të më dhënë!

Pse më shqetësoni,largohuni ju lutem!

Ju provokoni!

-Shëëëët, mos bëj zhurmë ,të lutem,-u dëgjua nje zë me tone te ulet, po i vrazhdë.

-Vij nga “policia”,- tha zëri matanë portës me ngadalë nga bira e çelësit..vij nga policia,- përsëriti.

Iu errësuan sytë mësueses,nuk donte ta besonte, hapi derën me duar që i dridheshin,ndërkohë me stilolapsin e kuq që mbante në dorë “postieri”, firmosi njoftimin që mori lajm.

As u përshëndet fare me të, mbylli derën me kujdes, ndezi dritën, u ul në karriken e kuzhinës dhe me thikën që gjeti mbi tavolinë e hapi me kujdes zarfin dhe me zë të mekur lexoi:

” Sh. Vojsava Shkurti.

Në orën 13 të dt…..paraqituni në rajonin nr 1 në Kryeqytet.

Do të merrni takim me shokun DN zyra 213.

Njoftimi është sekret shtetëror!

Ndaloheni të flisni me njeri!.(…kjo shprehje ishte shkruar me shkrim dore me stilolaps të kuq)

Kryetari firma.”

Mori autobusin urban dhe në orën e duhur u paraqit në rajon.E tronditur dhe shumë e shqetesuar,gjithë ato orë mbas lajmit deri sa u paraqit aty,ishin orë ankthi që iu dukën vite.

Koha me shi dhe një erë e fortë dhe e ftohtë ia thau fytyrën.

Tirana dhe Shqipëria po priste festat e nëntorit.

Nga frika se mos e shihte njeri, e ndrojtur,e deshperuar ngriti jakën e palltos, mbështolli shallin e leshtë rreth qafës, vuri syzet të cilat i hoqi kur trokiti në sportel,nxitoi duke ngjitur shkallet.

Këmbët i dridheshin, fytyra ishte bërë dyllë e verdhë gati sa i binte të fikët,kur oficeri i rojes urdhëroi një polic ta shoqëronte deri tek shefi mbasi i telefonoi atij më parë.

Nuk eci as gati dhjetë metra dhe ra përtokë pa ndjenja,ndërkohë polici ecte para duke kujtuar se Vojsava po e ndiqte nga pas.

Nuk mori vesh se ç’u bë më pas,sa zgjati kjo tragjeti,sa orë, sa minuta, sa vjet,…..kur e pa veten, mbasi u permend në ambulancën e rajonit. Iu duk vetja një “fundërrinë’, nuk e desh më veten. Për habinë e saj, vuri re që përballe i qëndronte nje tridhjetë vjeçar, i pamshëm, shumë simpatik, veshur me uniformë policie e mbi te një përparëse borë të bardhë zbërthyer, iu afrua dhe po e qetësonte me shumë kulturë e mirësjellje.

Ishte vet doktori.

-Shoqe kaloi,patët një tip alivanie,ndoshta keni qënë pa ngrënë, kaloi, kaq ishte.A e ndjen veten me mirë tani?

-Joo ,jam mirë faleminderit, nuk e di çfarë pata?! Po….,po nuk e kuptova fare,më falni, jam mire tani, jam mirë fare,më falni!

-Qetësohu edhe pak minuta,pastaj ngrehu!-foli doktori me ze te qete.

-Jeni më mire tani?

-Po jam mirë, jam mirë doktor, faleminderit!

-Në rregull mund të shkoni,- i tha policit shoqërues doktori.

Polici që nuk bëri kujdes radhës së parë tani ecte paralel me të iu afrua dhe i foli ngadalë e me njerëzillëk:

-Mos u shqetëso, zonjë, ndonjë pyetje do të bejë shefi, unë nuk e di, po s’ka pse të shqetësoheni ?! Largoje frikën, emocionin, ju duhet të qëndroni e fortë, ndonjë pyetje mund t’ju bëjnë dhe kaq!- përfundoi duke ngritur supet.

Korridori ishte i gjatë si një tunel i errët, i frikshëm,ndjellakeqas dhe i pafund,një dritë e zbehtë ndriçonte në fund të shkallëve,mezi orientoheshe. Vojsava pas e polici para, në gjysmë terr, ngjitëm ato të 17 shkallët që iu dukën dy mijë, tre mijë dhe nga superfrika, droja, turpërimi sikur po ngjitej tek”xhebraili”mendoi një çast se këtu ishte fundi.

Mendja, çdo çast qysh, kur mori “lajmin makabër”i rrinte te djali, ( se djalin e madh nuk e kishte harruar kurrë asnjëherë,por nuk donte te kujtonte hidherimin e merakun si nënë që kishte për të gjithë jetën )te jeta e tij. Kush do të kujdesej për të, ç’do të bënte ky paskëtaj, ndërkohë që kjo e ndjente veten te vdekur…Një mijë e një pyetje i bënte vetes:

-Çfarë të jetë vallë?!

-Pse te më kenë thirrur?!

-A ka të bëjë me ndonjë problem shtetëror?! -Kush më ka spiunuar dhe pse?!

-Mos janë kujtuar për ndonjë histori për ish burrin tim kur unë isha me të?!,-këto dhe të tjera si keto enigma i binin si çekan gjatë gjithë kohës qe i kishte mbetur sa të gdhihej.

-Ishte koha e grupeve atëhere,këta dhe mbas vdekjes të bëjnë gjyq,-mendonte me vete….

-Mos vallë ka lidhje me Orestin?!

E çfarë nuk kaloi ndër mend në ato pak orë tmerri e ankthi.

Polici që e shoqëroi i tha se duhej te ulej në paradhomë deri sa ta thërrisnin. E uli në një tip karrikeje të palëvizshme .

Paradhoma ishte e frikëshme dhe në terr të plotë. Nga errësira nuk mund të dallonte dot dritaren e as portën nga hyri. Me vështirësi, në të djathté të korridorit mundi të dallonte nje derë jeshile ne ngjyrë preshi. Ia nguli syte asaj dere duke menduar se prej andej do ta tërrisnin.

Kokëulur, ca prej ankthit e ca nga pagjumësia, mbeshteti kokën midis te dyja duarëve dhe mendohej. Ne të mijtën e sekondës, ngriti kokën lart sikur deshi të thoshte:

-Të ndodh çfarë të ndodh, une as nuk trembem,as nuk dorëzohem. Karakterin tim nuk ma ndryshon dot njeri. Për çfarëdo arsye, unë spiune nuk bëhem, qofshin këta edhe nga ata që më kanë bezdisur apo përgojuar.

Nuk di sa zgjati pritja, as orën që mbante në dorë nuk e shikonte dot nga errësira, madje as i vuri re fare kur hyri. Pritja torturuese bëri që minuti t’i dukej orë. Në këto kushte një ofshamë e brendshme ia liroi disi shpirtin, sikur u ngop me frymë, kjo i dha forcë e bëlbëzoi me gjithe shpirt:

-Mallkuar qoftë ajo ditë që më solli mua ne jetë!

-O zot i madh, ku je?

-Kjo që po më bejnë mua ështe një përdhosje, nje poshtërsi!

-Çfarë u kam bërë ,o njërëz?

-Pse me torturoni në këtë farë feje?!

Krejt e përhumbur dhe e drobitur, mundohej t’i jepte forcë vetes, të mos rrezohej perseri ne toke.E pangrené dhe pa. pirë asnje pike ujë, ajo vazhdonte t’i rezistonte faktit. Gjysmë e përgjumur ndjeu nje dorë të lehte e të butë mbi sup.Zeri i ulët dhe i ngrohtë i vajzës police, e përmendi:

-Vojsava,- i thirri në emer,- ngrehuni,shefi po ju pret!

U ngrita e si robot e ndoqa nga pas vajzën, fytyrën e së cilës ende nuk munda ta shquaja në errësirën e korridorit.Kaloi nga paradhoma në një korridor and jetër, hapi derén e një dhome te vogël, pas pak trokiti lehtë në të.

-Hyrë!- u dëgjua një zë i trashë e burrëror se brendëshmi. Ishte shefi.

Policja oficere, pasi mori qendrim ‘gati-tu!’, nderoi me grusht ,prerë dhe qartazi raportoi:

-Qytetarja Vojsava Shkurti, para jush!

Pas ketij raportimi oficerja doli nga zyra duke e tërhequr deren.

Vojsava priste që shefi t’i thoshte të ulej ,por ai indiferent vazhdonte të lexonte gazetën pa e përshëndetur e pa ia hedhur sytë fare.Metodë kjo e njohur për popullin në atë sistem.Superegersinë, dinakërinë apo pabesinë e tyre e fshihnin brenda petkut që i vishte me një “madhështi” fallco.Vojsava që mezi qëndronte në këmbë mori guximin dhe me nje ton të qetë,me edukate dhe kulturë iu drejtua shefit:

-Shoku shef, më falni, po a mund të ulem ,pasi jam pak si pa qejf?

Shefi, me indiferentizëm dhe pa ia hequr syte gazetës, bëri një shenjë me dorë duke i treguar karriken ku mund t ulej.

Gjatë kohës që qëndroi në këmbë, Vojsava kishte fiksuar të gjitha orenditë që ndodheshin në atë zyrë. Dyer të rënda mbështjellë me jorganë,perde të errëta të rënda.Mbi tavolinë telefona të llojeve te ndryshme, dylbi e kobure, krehëra fishekësh … etj.

Pas kurrizit të shefit,pak si në të djathtë të tavolinës së shefit, busti i udhëheqësit të tone të“dashur”derdhur në bronx,qëndronte i heshtur.

-Po!-foli si i zënë në faj shefi.

-Të më falësh, harrova për nje çast që ishe brenda, por më tërhoqi artikulli i “Zërit të Popullit”,- tha shefi me zë të lartë,të egër e me ton të lartë.

-Bën fjalë për armiq të brendshëm,të rrezikshëm e të këqinj që duan t’i bëjnë varrin këtij populli, të shtyrë nga angjentuarat e huaja të imperializmit Amerikan apo revizionizmit Sovjetik…Do t’i djegim me zjarr e do t’i këpusim kokën cilitdo që do të guxojë!- foli duke m’u drejtuar mua e duke tundur gishtin tregues.

-Ulu,ulu!

-Atëhere fillojmë bashkë. E di pse ju kemi thirrur….?

Unë ngrita supet në shenjë mohimi.

-Unë do t’ju bëj disa pyetje,e ju do të më përgjigjeni sinqerisht,duke thënë të vërtetën .Mos harro se ne dimë gjithçka, gjithçka deri ku “pjell” pula, në të gjithë territorin shqiptar.Partinë e kemi të fortë,të çeliktë këtë duhet ta dijë mirë kushdo.

Kështu e filloi hijerëndë shefi“hetuesinë” e tij, e cila më befasoi, më tronditi, më tkuri se zgjati më se dy orë.

E tmerrshme sa i fortë është njeriu ,o Zot !

Natyrisht,biseda nga natyra ishte dhe duhej të mbahej tepër sekrete.

-Mbaruam bashkë,mund të çohesh.Biseda eshtë inçizuar,ju duhet të ruani privatësinë,në rast të kundërt, rrezikoni shumë,- kështu e mbylli shefi detyrën e tij.

E tronditur deri në palcë nga ato që kisha parë e degjuar gjatë pyetjeve të bëra, mezi mblodha veten.

-Mund të dilni,-tha duke shtrirë krahun e tij, (që nuk e di pse m’u duk kaq i gjatë), nga dera e zyrës.

Nuk desha t’u besoja syve,po vdisja nga frika dhe tmerri,kur ç’të shoh….?!

Oficerja e bukur, që më solli mua,futi brenda në të njëjtën kohë që unë po dilja, inginier Orestin.

Kryqëzuam sytë në kohën kur shefi, jo pa qëllim ndriçoi gjithçka.

Ai, e bëri qëllimisht çdo gjë ishte e kurdisur bukur me sa kuptova ..O zot!

Për një çast e urreva inginierin, por aty për aty ndërrova mendim dhe e di pse?

PROVINCIALI

Për tipin tepër të veçantë,për indiferendizmin dhe mospërfilljen ndaj të tjerëve e në veçanti ndaj femrave,”provinciali”, u bë tepër interesant për të gjithe, u kthye në ‘mit’.

Kushdo që njohu shpërthimet e tij djaloshare( profesorë,instruktorë,tranierë e shokë),mendonin për një shpërthim të ndjenjave të tij të ndrydhura ne provincën e ku ka pasë jetuar. Edhe pse i tillë atë e admironin, e respektonin dhe kenaqeshin në qofte se edhe pse me ironi ai do t’u buzëqeshte apo do t’u fliste.

Të gjithë përshëndeteshin me të dhe të gjithë i përshëndeste me respekt.

Kjo është e vërteta.

Yllka,ishte një nga vajzat ose të themi e vetmja që synonte t’i thyente megallomaninë, tangërllëkun atij ose egoizmin dhe të mos harrojmë se Yllka ishte më e bukura dhe si e tillë kërkonte vëmendje nga të gjithë.

Gjithsesi ,atë asnjëherë deri në atë kohë nuk e shtyti ndonjë motiv apo ndjenjë ndaj tij. Nuk ndjeu njëferë t’ia bënte shpirti dhe zemra “frap” për të.

”Provinciali” ishte një lloj “specie” që s’binte kollaj në grep,sa ishte orator e i pakapshëm, po aq ishte dhe dinak.

“Provinciali”, siç thamë ishte mjaft simpatik,trup muskuloz, asnjë nuk e thërriste në emër, ai kurrë nuk u mërzit, as u fye nga ky fakt.

-Mirëmëngjes, “provincial’!- i thoshin vajzat. Po ashtu, i thonin edhe shokët, mësuesit e kushdo që e njihte.

Ai me qetësi u përgjigjej:

-Mirëmëngjesi!- dhe shikonte punën e tij.

Ai, as njëherë nuk u ankua,as njëherë nuk i tha kërkujt….’more shokë,shoqe, prefesorë, unë kam një emër’.

Kështu vazhduan javët dhe muajt në lterant. Ditë pas dite,kursantët e vitit të parë filluan të krijonin lidhjet e para dashurore. Çifte -çifte, shkonin në kinema sport,teater,balet ,biblioteke a nëpër koncerte që nuk ishnin të pakta në ato vite.

Ishte interesant se në gjithë atë mori çiftesh, vetëm Yllka dhe “provinciali”, apo aty – këtu ndonjë tjetër, s’kishin të dashur ose s’donin të kishin një gjë të tillë .

Por jeta natyrisht bën të vetën,Yllka nga natyra ishte më keq se ai,”provinciali”. Egoizmin e kishte më të theksuar jo vetem nga natyra e saj, po edhe nga karakteri i krahinës nga vinte. Megjithëse nuk i kishte vënë vetes detyrë për t’u lidhur me të.Për të qenë e sinqerte me veten here-here,e shqetesonte fakti që në brendësinë e saj diçka e mundonte.Filloi ta mendonte me shpesh. Seç kish nje parandjenjë qe edhe ai e mendonte ne heshtje Yllken. Kishte shkuar deri atje sa bluante mendimin ‘po sikur të më propozojë, unë nuk do ta refuzojë!’

Ama kryqëzimet e shikimeve të tyre një gjë të tillë ndillnin, këtë e kishin vënë re edhe shokët dhe shoqet përreth.

Për atë moshë, natyrisht leximet e syve të ndërsjellta janë të sakta e të pagabueshme.

Po, si thotë populli “po qe se ështe shkruar, do bëhet!”

U bë sebep si të thuash një sherr i vogël tek stacioni i autobusit, ku disa djem le t’i quajmë “huliganë” kryeqytetas, ngacmonin disa studente të institutit me fjalë e veprime të ndyra. Në mes tyre ishte edhe Yllka.

Provinciali,sa zbriti nga autobusi, ku vajzat ishin mbledhur për të hypur në këtë autobus, pa skenën e u llahtaris.

Ishin mbledhur shumë njerëz, gra e burra kryeqytetas që me të drejtë donin të mbronin dhe t’u dilnin vajzave në krah ,po pa efekt,ata turreshin mbi to si egërsira.

Sa pa Yllkën që u çirrej çunave të tërbuar duke bërtitur e kërkuar ndihmë policisë, i porsaardhuri, hedh poshtë një xhakavent lëkure që kishte veshur dhe filloi të grushtohej me ta.

Ishin gjashtë djem, të gjashtë djemtë që ishin futur në sherr me turmën, ishin të rinj dhe të fuqishëm .

Ishte një skandal i vërtetë, që fal “provincialit” që i rrahu dhe i gjakosi keqazi,mbaroi me kaq, se edhe me keq mund te shkonte. Madje,njërin prej tyre e mbërtheu për fyti dhe e mbajti peng, nuk e leshoi deri sa erdhi policia, te tjerët ia mbathën nga sytë këmbët dhe u zhdukën në drejtime te ndryshme.

Policia në rajon mori Yllkën, një vajzë tjetër që e kishin çjerrë, “provincialin” dhe disa personat tjerë.Në mes tyre, edhe “pengun”.

Vajti sherr i madh që bëri bujë në gjithë Tiranën.

Në rajon u saktësuan gjërat aty për aty.

U mbajtën proces -verbale, u morën dëshmitë dëshmitarëve dhe studentët i lanë të lirë që të tre, duke firmosur në proçes- verbal dëshmitë e tyre.

”Pengun”, e mbajtën brënda deri sa të arrestoheshin shokët, të cilët ai i denoncoi në vend.

Kur u kthyen në Iternat kishte rënë errësira.”Provinciali” ishte gjakosur pak në fytyrë dhe kishte ngelur pa xhakaventon e shtrënjtë,të cilën ia solli një studente më vonë.

Ishte kjo ose ky rast, zanafilla e miqësisë së pandalshme mes Gim “Provincialit” dhe Yllkës.

Kalonin ditë e muaj dhe ata u përshtatën shpejt në miqësinë e tyre, aq sa çdo ditë që shkonte dukej sikur indentifikonin njëri-tjetrin. Ata u bënë një. Kudo ishin bashkë,simpatia e ndërsjelltë dhe e heshtur forconte lidhjen e tyre. Lidhje kjo që tashme kishte filluar të konsolidohej.

Yllka i rrefeu jetën e saj qysh në fillim,ashtu edhe ai të tijën. Madje gjatë kësaj kohe ata konsumuan gjithçka.

I premtuan njëri -tjetrit se me mbarimin e shkolles do të shpallnin martesë.

Kishte lindur një dashuri e vërtetë.

Aty ku do të shikoje Yllkën, do shikoje edhe Gimin.Tashmë Gimi ishte më i çliruar me shokët, po pa e ndërruar tipin dhe karakterin e tij ineteresant.

Natyrisht,shoqet e paangazhuara të Yllkës, xhelozonin me miqësinë e tyre, ata ishin dhe ngelën për gjithë jetën siç i thonë “Yje Hollwudi”, ishin me të vërtetë të mire!

Zjarrmi erotik i tyre u bë shembull për atë vit studentor dhe më pas simbol i së mirës e i së bukurës.Me gjithë bukurinë e kësaj lidhjeje dhe përkushtimin për të, Yllka se çfarë parandiente, një si boshllëk të madh në shpirt,në mendje,në zemër….sa as vetë s’e kupton

TAKIMI