Apoloni-Drejtë përfundimit ekspedita 2-mujore e gërmimit arkeologjik


Parku Arkeologjik Kombëtar Apolonia

  · 

Është drejtë përfundimit ekspedita 2-mujore e gërmimit arkeologjik / konservues, që po zhvillohet në tempullin antik të Shtyllasit në Parku Arkeologjik Kombëtar Apolonia, nga misioni Shqiptaro- Gjerman.

Gërmimi arkeologjik dhe zbulimet e kryera, sjellin dëshmi autentike të një tempulli rreth 2500 vjeçar, i cili ruan plotësisht bazamentin e tij. Hamendësimet e para për këtë monument janë për një sipërfaqe rreth 1000 m2. Funkisoni i tij ishte për shërbesat religjoze të qytetit antik të Apolonisë, si një prej tempujve ndër më të rëndësishmit në rajon duke qenë edhe afër portit lumor të qytetit.

Misioni arkeologjik shqiptaro-gjerman, me punën kërkimore dhe konservuese, ka si qëllim zbulimin e plotë të strukturës arkitektonike së tempullit dhe sigurisht botimin e tij. Më pas kthimin e tij në një prej objekteve më të vizitueshme të PAA, parkut arkeologjik Apoloni. Së fundmi ky tempull i është shtuar dhe itinerarit kulturor / natyror të krijuar nga D.R.T.K – Vlorë, Spinarica Route.

#parkuarkeologjikkombëtarapolonia

#drtkvlorë

#ministriaekulturës

#trashëgimiakulturore#monumente#trashëgimieqendrueshme

About Post Author