Apoteozë betoni-Vaso Papaj


(klithmë)

Apoteozë betoni,

sensacion i shekullit njëzetenjë

Shihni ekuacionin jonian (dhe jo vetëm këtë):

Një ulli baraz me njëzet metra katrorë beton,

Nga Profesorët e Shkencave të Natyrës,

dikush edhe loton.

Ndërkohë,

fytyra të fryra me sy të kuq (ngjajnë me alienë),

tërë natën shohin ëndrra me beton:

Metra katrorë,

që lëvrijnë në të madhen skenën tonë.

Dhe ditën, lëshojnë kombajnat- betoniere,

Për të korrur e për të mbjell (mbarsur) gropat plagë.

Ç’mbarsje e vështirë?…

Mbarsje me sharrë, me sopatë,… Vrasje pa gjak.

Ç’do të korrin, ç’do të mbjellin?

Ç’ monstra do të mbijnë?…

Heshtje e plotë:

Egoizmi – minimumi i kurbës së ekuacionit jonian.

Neorealizmi përsëritet në shekullin e ri:

Nuk ka paqe më nën ullinj!..