
Fshati im
Atje lart mbi atë kodrinë
Shkëlqen dielli pa mbarim
Tokë e qiell aty bashkë rrinë
Është i bukuri fshati im .
Fusha me lule sa shumë ka
Edhe male të gjelbëruara
Zogjtë qukisin pa ia nda
Nëpër ara të lëruara.
Ujë i ftohtë rrjedh ndër kroje
Na shuan etjen e na freskon
Mjaltë të ëmbël nëpër hoje
Me bollek kur natyra lulëzon.
Sa shumë pemë e perime
Aty ka në çdo stinë
Mysafirët në odat tona
Gjejnë mikpritjen e bujarinë.
Njerëz të mirë e punëtor
Djemë e vajza shtojzovalle
Nëpër rrugën e ndriquar
Dalin mbrëmjev e hedhin valle.
Pranverë, verë, vjeshtë e dimër
Secila stinë k’tu ka hjeshi
Për të qenë njësoj si ti
Fshatrat tjera ta kanë lakmi.
Më përcjell kudo mendimi
Në oborr e në rrugicë
E them me zë e dashuri:
Sa e bukur je moj Ticë.
Arben Beka

