Arbëri Arbërisë-Tyran Prizren Spahiu


Dijeni o botë e mbarë

frymon den baba den në gadishullin ballkanik

jeton dhe ka jetuar

autoktoni, lahuta, çiftelia, hanxhari i popullit Shqiptar.

*

Vlerë të tillë bota nuk ka parë

njerëzimi tejet vështirë kupton

kjoftë krishter o mysliman

shqipnjë në glob bashkëjeton

*

Shqiptari kanë pagëzuar tokën e bekuar

besë, plis, xhamadan, arbër i thojnë

një festë kanë, me flamurin kuqezi kuvendojnë

portën e ndasisë kanë hapur, ja tek janë, lirë frymojnë.

*

Arbërian, himni i njerëzimit

lashtësia e gadishullit

krenaria në ty frymon

haku, gjaku janë burim i shenjtërisë

ti linde Kastriotin, Lidhjen, Jasharin, ti ndriçon ardhmërinë

sot e mot brezat do të të kujtojnë

pasardhësit në Ty betohen

Lavdia të takon vetëm Ty, Mbret i lavdëruar i historisë

i yni, Monument i Përjetësisë.

*

I MADHI ZOT, ruaj Atdheun dhe Kombin nga keqbërësit

përhap dashurinë hyjnore mbi shqiptarët

si kurr më parë kemi nevojë për ndihmën Tënde,

i yni, Gjithëfuqishmi Zot.