Ardhja e një gruaje-Ligor Stafa


Nën këtë çekan të rastësishëm na trazon

vështirësia për t’u bërë të pranueshëm

Një djall lëviz përmes zërave tanë

Një marramenth belbëzimesh

porsi një prekje poshtë rrobave

na rikthen zjarrin e humbur

na çon tjetërkund

na bën të fundosemi mes panikut

dhe dëshirës

Të shndërruar në ca silueta të adhurueshme

qëndrojmë këtu

lidhur pas ëndrrës për t’u bërë

të padukshëm

lidhur në një ishull që përvëlon

në mirazhet e tij

trekëndësha dhe shtrate

kaq afër nesh dhe kaq pamjengjitës

Teksa ndiejmë ujin në grykë

frymëmarrjet tona bëhen në një

duke pritur fundin e lojës.

– L.S.

Mund të jetë një imazh i 1 person, Camogli dhe Stari Most