Ardian Muca:Erdha njerëz,të shuaj mallin..!


Erdha njerëz,të shuaj mallin..!

Në një qytet province të Greqisë.

Ku ca vite të jetës,dhurat i lashë.

Erdha t’kërkoj vitet e bukura t’ë rinisë.

Po ato kujtime,as si relike,nuk i pashë!..

*

Kujtimet e mia,nga koha ishin shpëlarë.

Disa fytyra të reja,vërtiteshin nëpër qytet.

Një tjetër panoramë,më priti duke qarë.

“Ελα στο παππού” askush nuk m’thërret.

*

I mërzitur u ula,s’i në një tjetër botë.

Disa të njohur,më folën veç me sy.

“Ελα φίλε μου,να πιούμε”dhe një gotë.

“Που είσαι βρε λεβέντη,”s’dëgjohej më aty?!

*

Erdha “φίλε μου”,këtu të shuaj mallin.

“Μου λείπεις”kisha kohë pa dëgjuar.

“Λόγο τιμής”,o zot,si e harruat atë djalin?

Që disa vite të rinisë,me ju i pati kaluar.

*

Në gjirin e natës thellë flinte një qytet.

Të uritura,heshtja e vetmia,pinin sisë.

Aty ku ngrysej herët e agu vinte shpejt.

Erdha t’ë kërkoj,vitet e bukura të rinisë!..

About Post Author