Ardian Pilo:Mikes time


Ardian Pilo

Mikes time

Petale, mi ke sytë mikja ime,

Zoti vet me dorë ti ka qendisë,

 Pafunëdsi netësh s’më mjaftojnë,

 Të çmadhem me ta e ti sodisë.

 Fllad, mi ke flokët mikja ime,

 Sa shumë ja shtojnë hiret bukurisë,

 Pafundësi ditësh s’më mjaftojnë,

 Nën freskun e tyre të shëtisë.

Gonxhe, mi ke buzët mikja ime,

 Pjalmin midis tyre veselisë,

 S’më mjaftojnë ditë e netë bashkë,

 Që magjinë e tyre të gjesdisë.

Lule, ma ke trupin mikja ime,

 Krijesë e përkryer e Perëndisë,

Nëse Zoti do t’më bënte bletë,

 Më thuaj, më thuaj nga t’ja nis.