Ardian Pilo:Rend si i marrë


Ardian Pilo

Rend si i marrë.

“Belanë” më solli,

Njohja me ty,

Isha mirë vetëm,

Ç’më duhej dy.

Se kjo “bela”,

Është vërtet “lak”,

Thonë tre janë shumë,

Po dhe dy…. pak.

Më mirë i vetëm,

Rend pash më pash,

Se mënd e kokës,

Pas teje lash.

As vetë se di,

Ç’dreqin më gjeti,

Rend si i marrë,

Sa qesh mileti.

“Bela” që s’shqitesh,

S’ka të shëruar,

Sa dhe doktorët,

Kanë ngritur duar.

Eh dreq o punë,

Ç’më ranë halle,

Njohja me ty,

“Bela” e madhe.

Qënka një lak,

Që s’ke shpëtim,

“Bela” e ëmbël,

Për shpirtin tim.