Ardian Pilo:Sot…….


Ardian Pilo

Sot…….

Sot, pash ngjyrën e dhimbjes.

Një pjesë e imja kaloi në fije të perit.

I përgjëruar jam lutur pa fund.

Në pragun mes jetës dhe ferrit.

……………………….

Sot kam ndjerë forcën e dhimbjes.

Aq thellë në zemrën time.

Në çastet kur ti fort po luftoje.

Me vdekjen, e shtenjta ime.

…………………

Sot ndjeva zjarrin e lotit.

Që syt kurrë se kan provuar.

Veç sot, i jam lutur zotit.

Jetë për të të dhuruar.

……………..

Sot, ah sot sa vështirë.

Sekondat më dukeshin vite.

Sa shumë i jam lutur zotit.

Për pak, vetëm pak rreze drite.

………….

Sot kjo ditë e vështirë.

Askujt mos i rëntë për pjesë.

Zoti për njerëzit e mirë.

Fal, fat dritë edhe shpresë.

……………

Sot njoha të gjitha ndjesitë.

Dhe fati më lejoi të buzëqesh.

Sepse ti, e shtrenjta ime.

Ndodhesh sërish midis nesh.