ARENË
Aty n’fushë t’mejdanit
Fali të lutem, o Zot
Ata që luftojnë
Bashkëpunëtorët
E armikut, o Zot mos i fal
Fali fëmijët e tyre
Ata nuk kanë faj!
Mos i fal, o Zot, sllavët
Thejua kokën
Që erdhën më 1878
Na e pushtuan tokën!
Edhe harrestarët
Fali o i madhi Zot
Shpërbleji dëshmorët
Për lirinë që gëzojmë sot
O Zot që mban gjithësinë
N’këtë vend Ti je mirësia
Ska më këtu Zheginë
Ti je edhe vetë dashuria.
Ne e duam vendin
E kush na e mësyn për mik
S’ka frikë nga askush
Këtu i thonë Ilirik.
Nuk ishim pushtues
Luftuam për lirinë
Emrin e venduam
Ylliri e pa Zheginë.
