Shkrimtari Bashkim Hoxha sjell në faqen e tij në facebook një takim të paharuar nga Ulqini si dhe reagimin e Argëzon Sulejmani i cili shkruan: Takim miqësor në Ulqin me njërin ndër romancierët më të mirë shqiptar.
Gazeta Destinacioni.

Takim miqësor në Ulqin me njërin ndër romancierët më të mirë shqiptar.
Bashkim Hoxha është nga autorët që të bën ta duash letërsinë shqipe të këtyre dekadave, njëkohësisht ta krijosh besimin se gjuha dhe kultura shqipe ka çfarë t’i ofrojë lexuesit kombëtar dhe ndërkombëtar. “Dimri i librave”, i dhuruar në pikë të vapës, e simbolizon më së miri mesazhin dhe nëntekstin e pasur autorial. Prania e fotografit artistik, Gëzim Domi, jo veçse e përjetësoi këtë takim por edhe e pasuroi me shumë kujtime dhe përvojë të rrallë.