Ari i shpirtit tënd,as shuhet as ndryshket-Brixhilda Dede

Brixhilda Dede

Ndihej mbi lëkurë përkëdheljen e gishtave të tu.

Mornica të përshkojnë trupin nga emocione ndjenjash buruar si sinfonitë e Bethovenit.

Depërtuar, brenda zemrës dhënë sinjal gjithë qelizave të trupit, ti binden ndjenjës.

Pëlhurë e një qielli mëndafsh me gonxhe trëndafilësh të mbështjell gjoksin e brishtësuar.

Shtrij krahë, kapur një ajër të bulëzuar në argjend, si lotë malli.

Imazhi yt rreze e fuqishme dielli, më lyhen me arin shkrirë nga nxehtësia trupore e largohet me një re të bardhë malli si pulbardhë agu.

Ëngjëjt e tu më marrosin shpirtin.

Aroma jote pudros qiej, kthehet në ylber ngjyrimesh e bërtet;

Zot, si nuk ke pak mëshirë!

Ti dhimbja, heshtja, lumturia, vetmia ime.

Magjia e jetës!

Do të zhytem deri thellësi detesh, të të gjej kutinë e sekretit.

Le të mbytem në dallgën tënde.

Të mbytesh brenda pushtetit tënd , quhet lumturi apo vdekje e dëshiruar.

Bekim perëndie, kështu pëshpërisin qiejt.

Shtegu i zemrave të bekuara frymon thellë kur ne aty kalojmë.

Ka mall për dashuritë!!