Arian Çika:Sinica, e bukura e Devollit të Sipërm
NË HAPAT E PARA DREJT MUZEUT ETNOGRAFIK – ANTROPOLOGJIK
Disa lajme shumë të rëndësishme u publikuan kohët e fundit për Sinicën, një fshat fqinjë me Dardhën.
Falë përpjekjeve të vazhdueshme të sinicarëve dhe organizimit të tyre në Shoqatën “Sinica” më në fund institucionet përgjegjëse kanë fokusuar vëmëndjen në këtë zonë duke përfshirë Sinicën, Arrëzën dhe Qytezën në Projektin Kombëtar të “100 Fshatrat Turistikë të Shqipërisë”.
Ky hap i madh ka hapur rrugën e ideve për projekte zhvillimore serioze nga organet kompetente përgjegjëse. Shoqata Sinica në sajë të antarëve dhe drejtuesve të përkushtuar të saj kudo ku jetojnë, po punojnë për të qënë pjesë aktive në këto projekte me anë të marrëveshjeve për të patur zyrtarisht statusin “palë e interesuar” me qëllim që zëri i sinicarëve të unifikohet për të patur potencën e duhur që idetë, mendimet, sugjerimet, propozimet të jenë të argumentuara për tu marrë në konsideratë.
Kjo strategji veprimi e Shoqatës Sinica do ti rritë reputacionin për tu përfshirë me dinjitet në tryezat ku diskutohet për vendimet që merren nga institucionet përgjegjëse për zhvillimin social – ekonomik të Sinicës e zonës përreth.
Shoqata Sinica po punon për një përqasje të re të ushtrimit të veprimtarisë të saj ku bashkëpunimi me institucionet përgjegjëse është domosdoshmeri për të qënë efektivë në objektivat e tyre dhe efikas në përdorimin e burimeve njerëzore dhe financiare.
Një nga arritjet historike për Sinicën janë diskutimi kohët e fundit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në Bashkinë Devoll për disa projekte të rilindjes urbanistike e të trashëgimisë të fshatit, por më i veçanti projekt idea për krijimin e një muzeu etnografik në Sinicë.
I takon të gjithë sinicarëve me anë të Shoqatës “Sinica” të jenë promotorë bashkëpunues për të identifikuar dhe evidentuar gjithshka që ka lidhje me muzeun etnografik – antropologjik që do të jetë xhevairi më i rëndësishëm me vlera për trashëgiminë dhe turizmin.
Është momenti që çdo sinicar në bashkëpunim me Shoqatën Sinica të mendojë seriozisht për këtë muze për ta bërë atë model në zonë e me reputacion kombëtar.
Është momenti të diskutohet për çështje që kanë lidhje me këtë muze psh :
1. Cilën shtëpi më karakteristike sinicare do rekomandojnë për tu përzgjedhur si ndërtesë muzeu, mirë do jetë të ketë pozicionim piktoresk dhe sa më shumë oborr.
2. Çfarë marrëveshje specifike do ketë me pronarët e ndërtesës që ata të kenë përfitim nga rikonstruksioni falas nga shteti dhe që disa ambiente aty dhe pranë ti shfrytëzohen nga ata për fitim duke akomoduar vizitoret, turistët, për fjetje, ngrënie, lokal.
3. Krijimi i një stategjie të mirëmenduar për mbledhjen e çdo gjë që ka lidhje me muzeun me jetën e sinicarëve duke u konsultuar se cilët elementë përfshihen në etnografi.
4. Kjo strategji duhet të bëhet publike, transparente, dhe me njerëz të ndershëm e të besuar.
5. Strategjia do marrë parasysh kombinimin e mbledhjes falas dhe me shpërblim nga fondet e projektit.
6. Në parim çdo objekt, dokument, foto etj (nga më i thjeshti dhe në dukje pa vlerë) për muzeun do të ketë statusin “objekt trashëgimie”. Shikoni në internet videot si bota e qytetëruar përfshin në këto muze objektet.
7. Do synohet të përdorem praktikat më të mira të mbledhjes për muzeun që të ketë procesi vlefshmëri ligjore dhe më pas lehtësira për katalogim të objekteve sipas kërkesave të ligjit të ri për muzetë dhe ruajtjen e trashëgimisë.
8. Duhet të përdoren formularë dhurimi, shitje, bashkëlidhur me faturë etj sipas modeleve të institucioneve të trashëgimisë.
9. Shoqata Sinica me mirëkuptim me institucionet, do të jetë promotore dhe pjesë e rëndësishme për mbledhjen e artefakteve për muzeun etno-antropologjik.
10. Shoqata Sinica, në bashkëpunim me ekspertët e etnografisë, antropologjise, folklorit do të listojë të gjitha objektet që janë përdorur në Sinicë për të gjitha fushat e jetës.
Për formular do të përdoret metodat digjitale për kombinimin e tekstit dhe fotove sipas udhëzimeve të ekspertëve.
Psh për çdo objekt të vetëm ose të përbërë të shënohet emri i pronarit me të drejtat përkatëse, historikun e prodhimit, qëllimin e përdorimit etj etj.
Mirë do të jetë që për çdo objekt që do përfshihet në fondin e muzeut të ekspozohet emri i poseduesit.
Nga ideja deri në zbatimin e projektit dhe hapjen e muzeut kërkohet kohë, bashkëpunim me Shoqatën Sinica, me institucionet përgjegjëse për projektet dhe trashëgiminë që kanë burimet financiare dhe ekspertizën profesionale në këtë fushë duke qënë garanci për përdorimin e praktikave më të mira dhe sukses.
