Arithmi…Mimoza Eliona Osmani


Mimoza Eliona Osmani

Dashuria ime , e ëmbël,mistike,

Me shkëlqimin e një drite.

E pambukta re elastike.

Më tërhoqe mbrëmë si një hënë ,në dritaren tënde…

Me litarin e syve.

Deri në agimin e kësaj dite …

Dashuria ime

Ti s”je një ëndërr, e as metafizike,

Ndër qiell je si perënditë

Xixëllonjat e mendimeve

Mbajnë një metrikë

Kur ti zbrite hyjni prej hyjnive

Dhe ndeze dashuritë.

Zemra pësoi arithmi …

Dashuria ime profetike

Gurgullimë e ujit, më pritë…

Të mbysim fantazmën idilike

T’i bëjmë gërsheta rrezet e perëndimeve

Dashuria ime

Mjaft e strukëm si zog mes gjive..

Se na tradhëtojnë sytë…