Ariti Gjini-Njy sot


Ariti Gjini 

  · 

Njy sot.

Edhe sot, u gëdhiti Njy.

Hodha syt,jasht nga dritarja.

Rrezet djelli, i ka lëshuar.

Goxha erë,fryka përjashta.

Gjethet me ves,të rënduar.

Bjen nga pemët,fluturojn.

I shoh që jan, për gjysmuar.

Ah kjo vjeshtë,sa më trishton.

Rrugët,mbuluar me gjethe.

Ç do lloj ngjyrash,rën në tokë.

Qëndisur si një sixhade.

Të vjen keq,që të kalosh.

Ah moj vjesht, kur të kujtoj.

.Dhe pse bukuri, ke shumë.

Kur shikoj,gjethe të thara.

Mendoj moshën,që kam unë.

Gjethet dalin ,me pranverën.

Mbushen pemët,gjethe plot.

Të bukura jan,kalojn dhe verën.

Kur vjen vjeshta, bjen për tokë.

Kur flas për gjethet,dhe për pemët.

Gjithmon kam menduar njërin

Të gjithë lindin me pranverën

Dhe me vjeshtën japin shpirt

Këto ditë vjeshte,jam me lot.

Sa shumë dhimbje,përjetova.

Ky tetor, më mori motrat.

Nënë dhe babë, që si gëzova.

A@.Gjini

D-10-27-22

About Post Author