Arjana Fetahu Gaba:S’më zë gjumi nëna ime


Arjana Fetahu Gaba

S’më zë gjumi nëna ime

S’më zë gjumi nëna ime,
Eh si unë mund të fle,
Trupin e nde në shtratin tim,
Por mëndjen tek ty ,atje.

Valixhen e mblodha një muaj të shkuar,
Nuk harrova të marr as ilaçet e tua,
E di që dhe ti s’ke gjumë nëno,
Dhe pse asnjëherë s’më thua.

Të voglin do ta marre me vete,
I gëzuar të takoj gjyshen e tij,
Ndërsa unë kthehem në një më e vogël,
Që pret ditën sa më shpejt të vij.

Ai se njeh mungesën e nënës,
Dhe unë s’kam sesi t’ja tregoj,
Ka çaste kur të voglin se marr me vete,
Por mungesa jote s’është njësoj.

Mua shpesh kur më shtrëngojnë lotët,
Ja fsheh fytyrën djalit,
Ato janë aq të rëndë nëno,
Ja kajojnë dhe malit.

Bileta pret mbi tavolinë,
S’di pse ditët ngurojnë nëpër fletë,
Shpirti më hidhet si zog I drobitur,
Me një cicërimë që gulçet .

Valixhen e mblodha një muaj të shkuar,
Dhe shpirtin me frymë e kam po aty,
Të të puth pak ballin plot rrudha,
Të çmall ata sy.

Garfield, New Jersey, USA

About Post Author