Arkivi historik-Parashqevi Paci Sahatci


Berati ka qene kryqëzimi i rrugëve tregtare ,qe ne kohe te lashta, nga Sulova ,pritesh shkurt për Elbasan, “DITA E TYFERUCIT” (FESTA E ZEJTAREVE, Qejfelinjte venin dhe vinin nga Elbasani ne Berat dhe anasjelltas.

Te shpeshta ishin lidhjet martesore.

Ja si i kendon babai vajzës ,qe e nis nuse ne Elbasan.

Te martova bije ,te martova,

Kur te martova, u mendova,

S’te dhashe ne mëhallë,

I njihnim dhembe e dhëmballë,

I shit si motera me vellane.

S’te dhashë e ne çobanë ,

Se ata s’diet nga jane.

Te martova bije ,te martova.

Kur te martova u mendova,

Kur hipe ne kalë te bardhe,

Dhe e le prapa Berane,

More rrugën per Elbasane.

Krushk ,o krushk i pare,

Degjome dy a tri fjale:

Te me biesh cupen ne te pare!

Shënim :Krushku i pare është daja.

Te martova bije ,te martova.