Pajtim Çaushi

Arkmorti i premtimeve
Në buzë kënga e bilbilit,
sa Missisipi* premtimi,
mirësitë sa uji i Nilit*,
në sofër pjatancë floriri…!
ardhmëria një shetitore
në Parajsë me qiej drite,
plot pallate pa këndore…!
Muzg. Tinës tek mobilieri
gatiti një arkmort pa fjalë…!
Në stallë hyri si ylberi,
shorti i dha kalin e bardhë…!
Premtimet thellë i varrosi
në gjumë të përjetësisë…!
Mbi kalë të bardhë shorti
turr në majë të babëzisë…!
* Missisipi – lumi me i gjate i Tokes
* Nili – lumi me prurje te madhe ujore