Armando Vebiu:Të dhëna historike


Armando Vebiu:Të dhëna historike:

-Si ndikuan dyndjet sllave në emërtimet e vendeve,sikurse në fshatrat e Vlorës?

Emri Skrofotinë nga disa studiues mendohet se vjen prej sllavishtes edhe pse nuk kam hasur një burim konkret dhe bindës që ta vërtetojë plotësisht këtë tezë.Dyndja e sllavëve deri në Ilirinë e Jugut përpara pushtimit osman la pas me dhjetra e dhjetra emra vendesh.Për kohën,ky fenomen ishte i pandalshëm.

Historiani W.Temperly, shkruan:

“Sllavët nuk erdhën si një ushtri invaduese që mund të luftohej me armë, por si një masë njerëzish kundër të cilëve nuk kishte asnjë fuqi që mund të qëndronte. Ishte një gjë e lehtë të shfaroje individë ose grupe të tërë nga invaduesit sllavë, por ishte e pamundur të ndalosh dyndjet e tyre, ku numri ishte aq i madh sa zinte vendin e vetive luftarake.”

Fshati ngjitur me Skrofotinën,Cerkovina apo dhe vetë Njësia jonë Administrative Novosela,janë toponime sllave dhe jo emra autokton shqip.

Shembull: Emri Cerkovinë ka të bëjë me fjalën sllave cvika(kishë) dhe prapashtesën -ovinë gjithashtu sllave,që përcakton vendin ku ndodhet gjëja konkrete.Pra,toka që i përket kishës ose ku ndodhet kisha.

Për emrin Skrofotinë veç mendimit të prejardhjes sllave lidhur ngushtë me kuptimin e emrit Cerkovinë(pasi kisha evidentohet në Skrofotinë megjithëse flitet për shekuj më parë) na ndihmon z.Paskal Kaçani.Sipas tij:

-Ethimologjikisht, scrófa rum. scroafã: = latinisht S-cróf-a; =gr. gromph-às, rrjedh nga një rrënjë indo-gjermanike me kuptimin gropë, luginë, meqënëse Skrofotina ndodhet në një gropë, ndoshta emërtimin prejardhës e ka nga kjo fjalë.

Mirëpo në më shumë se një shekull pavarësi shteti shqiptar toponimet sllave duhej kishte ndërruar me emërtime shqiptare që në të shumtën e rasteve kanë ekzistuar përpara se sllavët të na linin të tyret për viset tona. Mirëpo, duhet të ketë ekzistuar mendimi aktual “se ka vend për të gjithë”!

Gjatë viteve ’30 u morë iniciativa për ndryshimin e shumë toponimive të fshatrave.Që nga koha e Zogut, ende sot nuk ka një dekret tjetër, për të ndryshuar emrat sllav, që gjenden dhe përdoren zyrtarisht për mjaftë fshatra,katunde të Luginës së Lumit dhe krejt Vlorës.

Studiuesi Gëzim Llojdia propozon që të gjitha emrat e sllavizuar të rikthehen sërisht në shqip

-Për shembull,Skrofotinë të bëhet Sopi.Sopi është fjalë e pastër shqipe që do të thotë bregore.

Popullsia e vllehe e fshatit Skrofotinë është e ardhur nga krahina të tjera të Shqipërisë.Në këngën e tij drejtuar fshatit z.Bajram Barjamaj shkruan: -Në vitin ‘840 erdhën banorët e tij,i pari Xhaxho Kaçani,më pas vjen fisi i tij…Vllehet në vitin 2017 morën statusin përfundimtar Pakicë Kombëtare si minoritet etno-gjuhësor.

Në regjistrat e Komiteteve turqe të vitit 1860-1890 thuhet se kripa e Skrofotinës tregtohej në Francë,Itali e Turqi.

Historiani Ilirian Gjika kur shkruan për ndihmesën që dha nën-prefektura e Fierit me tri batolionet e tyre në përfshirjen e Luftës së Vlorës(1920),tregon për luftën ndaj italianëve në Skrofotinë.

Edhe gjatë kohës së ardhjes së kosovarëve në Shqipëri prej luftës më 1999,Kampi i Skrofotinës (Kisha Ortodokse Shën e Premte) strehoi mbi 800 kosovar.

Skrofotina është vërtetë një fshat i vogël.Fshatin e gjallon njerëzia që dita-ditës po ikën si në çdo fshat tjetër të Shqipërisë,por jam i sigurt që ajo do t’i rezistojë braktisjes rurale që po karakterizon shekullin XXI.Si shqiptarë dhe banorë të këtij dheu e kemi për detyrë që vendlindjes sonë t’i lëmë gjurmë dinjiteti e kulture.Si gjithmonë me sytë nga perëndimi.

About Post Author