Armando Vebiu:Tek fiket dielli kësaj bote


Tek fiket dielli kësaj bote

Dhe në tokë kur shirat zbresin.

A mund të shuhet ndjenja jote?

Se të miat zor se vdesin!

Brenda detit humbet dielli!

Brenda meje gjendesh ti.

Në kët’ muzg ngatërrohet qielli,

Dhe unë lot si një fëmi!

Bie shi dhe hyj në letër.

Shpik meraqe pa kuptim!

Dhe ngatërros një pyetje tjetër,

A më do si në fillim?

Tek rrëket e udhës son’

Ikin shpejt si çast i rrallë!

Një mendim që më ngacmon,

Po sikur të ikësh vallë?

Por ajo që çmend më shumë!

Dhe tërë pyetjet i harrojë..

Është momenti kur vjen tek unë,

Dhe më e thua të kuptojë.

~A.Vebiu (18 Prill 2022)

About Post Author