Armela Drapi-I vetmuar


Armela Drapi 

  · 

I vetmuar

I vetmuar atë natë me shi

I vetmuar kishte përfunduar ai njeri

I vetëm në shtëpi, si filmi

Por ky ishte i vetëm që nga fillimi.

Endet nëpër rrugë

I bërë qullë në mes të shiut

Një dritë të vogël

Po kërkonte në rrugën e braktisur

Ecën, ecën në qetësinë e tij

Nuk e vërente se nga po shkonte

Vetëm shiun po dëgjonte

S’kish frikë se nga do përfundonte.

Edhe nëse diçka pësonte

Mrekulli ai do ta cilësonte

Do shkonte atje, më në fund

Larg kësaj jetë të sëmurë.

Armela Drapi

About Post Author