Armela Drapi-Errësirë…


Armela Drapi 

Errësirë…

Errësirë kjo natë edhe pse hëna shumë shkëlqente,

Errësirë sikur ligësia ka pushtuar planetet,

Errësirë kudo, kudo ku të hedhësh sytë,

Errësirë sa njeriu nuk po dallon më ngjyrë.

Errësirë jo vetëm se është natë,

Por sepse drita ishte matanë,

Atje ku çiltërsia e dashuria buronte,

E u pengonte që këtu të mos depërtonte.

Njeriu i tradhëtonte, nuk i donte,

U largonin duke mallkuar pse njerëzit nuk i përqafonin,

Vështirësi të ndryshme i sollën,

Por faji i mbeti hënës,

Pse ajo nuk po i ndihmonte

E në fund njeriu i tha:

“Më fal që si doja të mirat kur m’i dërgove”.

About Post Author