Armela Drapi
Endet

Endet nëpër mendime,që një rrugë të paqtë të gjejë.
E vështirë sepse aty ndodhen kujtimet,që kanë zënë një vend të thellë.
Fillon dhe përndjek mendimet ,se ku do ta dërgojnë.
Por llogarit nuk i dalin sepse nuk arrin të fitojë.
I stopon ato që të mos vazhdojnë sepse i duket sikur po i përjeton.
Çdo gjë që është bërë ,nuk dihet pse është bërë.
Vetëm është thënë “Duhet ta provojmë”.
Jetë e thurur si një laborator eksperimentesh .
Ku në çdo provë ka dështuar me shumë “suksese”.