“Mendoj”
Filloj e mendoj
E në mendje më vjen ti
Më vjen ndërmend fytyra jote
Ajo në të cilën gjej frymëzim
Buzëqeshja…
Buzëqeshje unike do ta cilësoja,
Sepse shikoja atë që unë doja.
Mendoj se ty më kurrë nuk do të të kem,
Edhe pse dua shumë që pranë meje të jesh.
Një fije shprese m’u krijua
Por edhe ajo u dogj aq shpejt
Sa edhe shkrepsja nuk ishte e nevojshme për t’u ndez.
Si një peng po qëndron në këtë histori
Një peng që kurrë nuk ofron afërsi.
A mundesh ti të më marësh pranë
E të tregosh që vetëm ty të kam.
Më merr pra…
E nëse s’më merr
Më mirë le të mbesim vetëm një mendim.
Se me të vërtet lodhesh duke prit,
Për diçka që nuk mundemi me e arrit.
Gjithsesi je mendimi më i bukur,Ti!
