Armela Drapi
Ndjenjë

E ëmbla fjalë që i tha,
Tingëlloi çuditshëm në veshin e saj.
Rrahjet e zemrës po bënin hatanë,
Kur fjala “të dua” asaj iu tha.
E trullosur nga ai djalë,
Qëndronte e mekur duke e parë.
Sytë e të dyve shkëlqenin si kristal,
Kur njëri-tjetrin kishin përballë.
U përqafuan,trupat e tyre u bashkuan.
Zemrat u takuan,e filluan duke flirtuar.
Ajo ndjenjë e bukur tashmë ishte krijuar,
Një ndjenjë që ato asnjëherë se kishin përjetuar.
Dy njerëz të dashuruar u betuan,
Që asnjëherë s’kanë për t’u distancuar.
Dashurinë e tyre do ta shijonin ,
Ku në çdo moment një histori të krijonin.