Një yll
Një yll lart në qiell po shëndrin,
Po shëndrin… e dritë po fal për njerinë.
Një dritë mbi shtëpinë tënde po bie,
Për të thënë se nuk ke nevojë për atë që të bën hije.
Një hije ku askush dot s’të mbron,
Ka nga ata që gëzohen kur ti pëson
Pëson nga ligësitë,
Por to do zhduken kur ylli nga lart ndrin.
Ajo dritë që për ty është krijuar,
Është krijuar ty për të zbukuruar.
Për të bekuar mbrëmjen ty,
Një mbrëmje ku jeni vetëm ju të dy.
Ju të dy flirtoni,
Po shikoheni e po kuptoheni.
Bisedoni pa thënë asnjë fjalë,
Sepse çdo shkronjë është e tepërt në atë natë.
Në atë natë qetësie,ku edhe hëna po iu bindet.
-Armela Drapi
