Armela Drapi
Pasqyra e krisur.

Qëndronte përballë një pasqyre të krisur.
Veten shikonte e nuk reagonte.
Fytyrën e ndarë në dy pjesë tregonte.
Njëra buzëqeshte e tjetra lotonte.
Buzëqeshte për të zënë rrugën e lotit.
E loti u mundonte ,rrugën ta gërmonte.
Fuqia e saj ishte natyrore.
Ballë mund ti bënte çdo force njerëzore.
Çdokush e xhelozonte,përçdo gjë që ajo bënte.
Dhe sa herë ndihmë kërkonte,
Askush nuk e ndihmonte.
Justifikime të ndryshme sajonin ,
saqë ajo kuptoi se asnjëherë s’do ndryshonin.