Armela Drapi:”Të shoh”


Armela Drapi

“Të shoh”

Të shoh por s’të prek dot,

Aromën tënde e ndjej nga larg,

Era ma dërgon për ta ndjerë sadopak,

Ajo aromë e cila më bën të ndihem e gjallë.

Të shoh por s’të prek dot,

Mungesa e kësaj aftësie dëshiron që të t’harrojë ,

E pamundur është kjo gjë,

Sepse shpirti po të shikon ,

Dëshiron të fluturojë tek ti,

Drejt rrugës së lumturisë.

Si të të shoh kur edhe në një foto s”të kam,

Por vetëm në kujtesë unë ty të mbajë.

A është i vërtetë ai kujtim?!

Kjo do të mbesë pa një shpjegim.

Ti vjen tek unë çdo moment,

E në trurin tim qarkullon,

I bie rreth e qark pa u lodhur,

Ndoshta e bën që ty mos të t”harrojë.

Si mund të ndodh kjo vallë?!

Kur ty të kam brenda në “sirtar”,

Thellë në zemër ke zënë vend,

Që vështirë është për të të heq.

E di që tek ti do të mbesë gjithmonë,

Sepse të kam mbetur një kujtim,

Një kujtim që për ty ka më shumë histori,

Pasi realitetin e kishe më pranë vetëm ti.

About Post Author