Armela Drapi
Vetëkontroll”

Piu një gotë
Pastaj të dytën, të tretën
Drodhi fletën
Mbi banak, hodhi kuletën.
Në sy kuqëzonin lotët
Vetëkontrolli la stafetën
Vetmia nxjerr të metën
Koha bën të vetën.
Asgjë nuk ndryshoi
Në dhomë të gjumit shkoi
Pa se dikush i shkroi
Dëshira iku e shkoi.