PATRIOTË SEZONAL-

E kemi thyer me kohë pasqyrën,
Pellgjeve, udhëve të botës shihemi,
Në xhamat vitrinave, ndreqemi,
Ikim me çantat firmato supeve
Dhe me krehjen e modës së fundit,
Të përfshirë, integruar, sheshuar,
Me patriotizmin diku në xhep strukur…
Bërtasim, gjoksin rrahim stadiumeve
Kur ngrihet një flamur, a shënohet një gol,
Ne të ikurit ende mirë pa ardhur, patriotët sezonal,
Që për një pension e pasaportë, e shitëm Atdheun…
-ARMENIDA-
(Dhjetor 2022)