Armenida Qyqja
-UNË, EVË DHE TI, ADAM-
Sikur Endit t’ia hiqnim gjarpërin,
Dhe mollën e ndaluar me gjithë rrënjë,
Pandorës kutinë t’ia merrnim nga duart kureshtare,
Kapitullin e parë të jetës ta ribënim…
S’do të kishte Noa e as përmbytje,
Lot, njerëzimi kurrë s’do të derdhte,
Dy të dashurit asnjë herë s’do të grindeshin,
Dhe Kaini nuk do vriste të vëllan…
Por s’ribëhet gjeneza, buka e mbrujtur,
Mëkatin, e thënë është me kafshatat ta ndajmë,
Dhe në udhën e Golgotës të pandarë të ecim,
Unë, Evë dhe ti, Adam…
-ARMENIDA-
(Qershor 2020)
