
-VEÇ ZEMRËS I BINDEM-
Vjen agimi dhe ngrihen prapë tërë dëshirat,
Nga bota të vrara një natë më parë,
Ç’prisnit tjetër?! Jam grua,
Tërë ciklet e jetës kalojnë veç në mua…
Poshtë thembrës sime është gjarpri,
I shtypur nga unë për vrerin që vjell,
Dhe pse dhimbjet e lindjes m’i shtoi Zoti,
Farën e jetës mbaj plot dashuri…
Vazhdo Sizif i dënuar ngrij gurët!
Poshtë e lart në majën e egos,
Asgjë të përngjashme s’na kanë mundet,
Ndryshe nga ty, unë i bindem veç zemrës…
-ARMENIDA-
(Nëntor 2022)