Armenida Qyqja-Vetëm pak


-VETËM PAK-

Eja vërmë bashkë me natën në gjumë,

Mbështillmë në krahë dhe lëre frymën tënde

Të më këndojë mantrën qetësuese,

E dehur të nënshkruaj ca orë armëpushim,

Asgjë më shumë…

Po e njejtë do të jetë bota nesër,

Dhe ne po të njejtët, si mund të ndryshojmë?!

Lindur veç për tu ngritur e ngritur,

Çfarë ajo shemb, plot dashuri do ngremë,

Nga e para, prapë e prapë…

Le të presin kalatë, muret e tyre,

Që përherë në themele e kanë një kurban,

Një flijim që mbi supe i mban,

Sonte, dua vetëm pak gjumë në krahët e tu,

Asgjë më shumë…

-ARMENIDA-

(Dhjetor 20022)

About Post Author