Aromë festash…Eli Nebi-Plaku


Eli Nebi-Plaku

Aromën e festave, dhjetori na solli
Ngjyrat dhe stolitë, vendin zbukurojnë
Bardhësinë e ditës, nata seç e morì
Dritat fishekzjarre, anembanë ndrçojnë…

Bredhi i krishtlindjeve, plotë dhurata, yje…
Me fllad ngrohtësie, zemrat i pajtojë
Sa bukur familja, ulur rreth tryezës
Gotat i trokasin “Gëzuar” urojnë…

Mbi bastun mbështetur,viti i vjetër, ikën…
Një kujtim i largët, tani do të jetë
Duket i trishtueshëm, ndoshta është penduar…
Se gjithë ditëve, s’mundi t’ju japë happy end…

Viti i ri, po vjen, plotë gëzim e presim
Shumë shpresa dhe ëndrra
drejtë tij fluturojnë..
Le të sjellë shëndet, gëzim, begati..
Paqja dhe qetësia, botën të sundojnë!!