Aromë lule-Ylli Lalo


Ylli Lalo

Aromë lule.

Ti luan,

përkulesh,

ndër vete flladitesh…

si një lule e brishtë në frymën magjike përkundesh,

brënda saj lëshohesh,

drejtë meje avitesh…

Aromën tënde ndjej…!

Gjithëçka aty

je ti !

Dhe… unë…krahët zgjat drejtë teje…

Por jo,

nuk do të këpus!

Do të të lë në tënden davaritje,

në dalldi me flladin

dhe me mua gjithashtu.

Do të të lë aty

edhe pse me dhimbje

që nuk të afrojë në gji !

Do të të lë aty

e do të fle nën qiellin tënd plotë ëndërra!

Si një lule do të të lë aty

e do të marr frymë në atmosferën ngopur me aromën tënde,

të kurmit tënd,

kërcellit,

degëve,

petaleve….

Kështu do të ndjehem

i tëri i mbështjell prej teje,

do të frymëmarr në ty,

në ty,

me ty.