Aromë pranvere-Halit Haliti


Malli lodron stinëve të tjera

Dimri iku pa u çmall me ty

Etshëm e me mall erdh pranvera

Me zjarrin e tjerrë në shpirt që kërkon me sy.

Edhe këtë pranverë të zhgënjeva, nuk erdha

Nga dhembja që kam i gjith trupi më mpihet

Lule vjollcet kan qelur, sytha ka lëshuar lule verdha

Me lotët e shpirtit i ujis, edhe pse nuk shihet.

Nëpër livadhin e gjelbërt të shpirtit ju shoh

Në pyje, në shpat, edhe në breg të lumit

Lule, e ju gjethe të sapodala, aromën ua njoh

Zgjoheni nga prekjet e mia, nuk jan të fundit.

Halit Haliti

Stuttgart