Arqile Gjata :Takim pas shumë vite dhe kujtime


Arqile Gjata

Takim pas shumë vite dhe kujtime

Ende Viti 2013 nuk ka dalë dhe muaji Dhjetor është i mbushur me punë e përgatitje për festat e fundvitit…

Një telefonat nga Mikesha dhe Aktorja Vlonjate Lavdie Bisha më ngazëlleu, më ftoj në një takim-përkujtimor mes disa drejtuesëve dhe artistëve të Teatrit të Vlorës…

Ishte një ditë me diell, ta kishte ënda të rije e të sodisje parkun e bukur në lagjen Panormu, një nga vendet e preferuara për ta pirë kafen me shokë e miqë!

U entusiazmova sa po takova mikun dhe aktorin e Teatrit të Vlorsë, Njeriun e çmuar, me kulturë qytetare si dhe një nga figurat e skenës së teatrit të Vlorës Arqile Nasho.Nuk dija shumë gjëra rreth takimit…Lavdia, ajo Lavdie si gjithmonë krijon çaste dhe situata suprizë…erdhi e qeshur e na përqafoj të dyve ne me emrin Arqile. Nuk kaloj as disa minuta kur Lavdia pas një telefonate largohet dhe na vjenë shend e verë përkrah një zonje të moshuar me rroba të zeza, por që të dyja i gëzoheshin njeratjetrës.Nuk munda ta njihja, kishja shumë e shumë vite pa e parë..

-Ja, kjo është Adelina jonë e shtrejntë, gruaja e Regjizorit të Teatrit të Vlorës Nazmi Bonjaku!

Mu duk për një çast sikur ishte dhe vet regjizori…por shpesh sytë të “mashtrojnë”! Ishte i biri, i ngjajshëm, i bukur e dinamik si vet i ati në moshë të re liri! Ilir Bonjaku me profesion Mjek Gjenakolog i specializuar dhe kirurg me përvojë profesionale në disa klinika në Athinë.

-U mblodhëm të kujtojm Emrin,të flasim për Njeriun e çmuar të Teatrit të Vlorës, Nazmiun…,dhe sytë i mbushen me lot Lavdies!

-Nazmiu na la, ishte 11 Maj 2007, ditë e bukur pranvere. E mposhti diabeti ,-tregon Adelina(gruaja e Nazmiut). “Më mungon Vlora, tani që jam larguar nga Vlora kam humbur çdo gjë” thoshte shpesh Nazmiu.

Pas disa kohe erdhe dhe Profesor Spiro Cani ish Drejtor i Teatrit të Vlorës bashkë me gruan dhe djalin e tij…bisedat muarrën “zjarrë” dhe kutimet për ato vite, për ata Njerëz që punuan me vetmohim, me shpirt dhe pa pretendime, me nder e profesionalizëm.

-Vlora dhe këta të tanishmit e kanë haruar Regjizorin Nazmi Bonjaku, burrë serioz, me tradita të forta malësori që qysh në Shtëpinë e Pionierit më dha dorën,më dërgoi në Liceun Artistik.Nazmi Bonjaku ishte një regjizor profesionist me një platformë dhe disiplinë shumë të lartë artistike, thot Lavdia!

-Po kush u kujtua ta nderoj këtë Regjizor, që më shumë se regjizor ishte një Njeri me shpirt e vizion për jetën artistike të Teatrit të Vlorës për shumë e shumë viteve,as në varrim nuk i vajtën-thot Profesor Spiro Cani!

-Po Çeçon, si e thërrisnim ne, Astrit Hushon, a mund të ngelet në haresë? Astrit Hashua një nga themeluesit e Teatrit të Vlorës, burrë i urtë, me bukuri shpirtërore, i apasjonuar pas punës, korekt dhe shokë me të gjithë varsit e tij, -kujton Arqile Nasho!

Rinim dhe dëgjonim me interes kujtimet e Adelinës(gruas së Nazmiut)!

-Në Nëntor 2006 festuam 75 vjetorin e lindjes së Nazmiut, fëmijët, nipër e mbesa dhe miq të Nazmiut erdhën…u kënaqëm aq shumë sa po mendoja se po martoheshim në ato çaste…më puthi dhe më tha: “Kjo do jet festa e fundit për mua, ti Adelina do jetosh më shumë se unë!”

Kishte dhimbje në shpirt, ndihesh i mënjanuar, askush nuk i tha asgjë…iku i vetmuar nga ata që drejtuan artin në Vlorë dhe ata në poste drejtuese! Nuk donte ta përballonte sëmundjen…deri sa u shua më 11 Maj 2007! Në Varrim nga Vlora erdhi Aktori i talentuar Vasillaq Godo, e qau si baban e tij…!

Në ato tri orë që kuvenduam ishte një reportazh, një jetë e jetuar artistike e njerëzore që duhen shkuar që koha mos ti shuaj!

Ajo ditë, për mua dhe të gjithë sa ishim na ka ngelur në kujtesë …pasi Lavdia, Arqile Nasho, Profesor Spiro Cani me gruan dhe djalin, Adelina dhe Iliri përjetuan një mal me kujtime, u përlotën, por dhe ndjenë dashurinë, respektin dhe zemrat e seicilit që mbajnë gjallë vlerat e kolegëve dhe ua përciellin brezave…

Ju faleminderit shoqja ime e dashur Lavdie Bisha që më dhe mundësi të jem pranë Artistave, pranë vlerave të tyre e të përkulem me respekt për të gjithë ata që i kanë dhënë Vlorës tonë jetën e tyre, aftësit, talentin me përkushtim dhe pa kërkuar privilegje e tituj!

…si kujtim po ju lë disa fotografi, ato kanë zërin dhe jehonën e tyre!

Janar 2014

Nga Arqile Gjata

Athinë

About Post Author