Arqile Gjata:Dritë-hijet e një ëndre të prerë!!!


Arqile Gjata

Kanë kaluar më shumë se 50 vjet…

Këtë ngjarjemund ta dinë ata që e kanë jetuar atë ngjarje në qytetin tonë-në Vlorë!!

Dhe sot kujtoj me nostalgji bukuroshen e lagjes tonë.

Donika ishte një nga vajzat më vezulluese dhe plot hire e qytetit.

Është një histori që, qarkulloi për shumë vite si një ngjarje. që askush nuk e mësoi dot të vërtetën.

Në marrëzinë e saj të “bukur”, nuk ka asgjë të shkruar, apo veprim i dëgjuar nga dikush.

Gjithçka është e mbuluar me të panjohura

çmendurake…

-Donika ishte vajzë që ecte në fushën e saj të jetës, me sy që shikonte tutje dhe imagjinatë të padukshme për të tjerët,- kështu e karakterizonin mësuesit e saj në gjimnaz.

Materja e saj ishte në ankth të mjerimit të moshës, si një nga bukuroshet më të lakmuara të atyre viteve.

Shoqet e saj tregojnë:

-Ajo shpesh në ato vite kishte stacione pikëllimi që i reflektonte me heshtjen e saj.

Dukej sa enigmatike aq dhe inteligjente. Ishte nxënsja që kërkonte ta digjte kohën…

Ishin vitet 70-të kur Donika, papritur shpalli fejesën…

Për brezin e ri të asaj kohe, fejesa e saj lëndoi shumë zemra.

Ata të dy, në çdo stinë ishin bashkë. E kishin çapitur udhën nga gjiri i Vlorës deri tek “Pisha Flamur” dorë për dore.

Mbas disa muajve të freskët, nën horizontin e kënaqësisë, sëbashku shkuan në malin e Dajtit të lidhnin kurorën miqësisë…

Muajtë dhe ditët rridhnin pakë nga pakë si të rënduara. …

Horizonti i të “fejuarit ” Festimit, rrotullohej ngadalë!

Një nga shoqet e saj të klasës, si me shaka, në takimin e madh të ditës së festës së maturës i thotë:

-Donika, shoqja jonë e dashur, më dukesh si një perëndim i bukur dielli, sa e freskët je!

***

Kishte më se një muaj që Donika tregohej ndryshe me Festimin, në prani të tij, ajo ndihej si e huaj…

Midis tyre kishte zënë vend heshtja, të panjohurat, nuk ndihej as buzëqeshja!

U përhapën thashetheme:

Me karakterin e saj të mbyllur si një libër i ndaluar, nuk mundi as ta dashuronte dhe as ta largonte nga jeta atë fejesë.

Kishte kohë që ushqehej me dhimbjen! Madje e dashuruar me të,!

Nuk e shihje më, si përhera nëpër xhirot e mbrëmjes, në bulevardin e Portokalleve.

Kam parasysh një hartim të sajin me temë;

“Jeta e njeriut është e ngopur me natë!”…

U përfol shumë ai hartim i asaj vajze, që mesadukej, qëmtonte padukshmet…

Që po i hanin shpirtin pak e nga pak sikur të ishte një tryjelë që e çponte dhe e po i gryente…zemrën!

Sa enigma ka jeta!

Ka nga ato që i merr vesh gjithë bota, ka të tjera që ndihen dhe harrohen shpejt.

Ka dhe të atilla, si jeta e Donikës me Festimin, ndoshta, përjetësisht nuk do merret vesh dhe as do flitet gojë më gojë vetëmohimi i saj!

Nuk e di të saktë…

-Do jetë larguar me krenari nga “I fejuari”…?

Ai, ishte personazh që nuk mund të braktisej… Asaj i kishin filluar dyshimet për forcën e karakterit dhe të vlerave të tij…!

Diçka brenda tyre ishte krisur…

I fejuari i saj-Festimi, kishte muaj që jetonte jasht shtetit, për specializim të veçant.

Ai tashmë kishte detyra të tjera, mund të qëndronte gjatë pa ardhur në Atdhe.

Ndoshta kjo ishte dhe një arsyje e ftohjes së tyre

***

Pak para vdekjes, (ndoshta ajo ditë), në shtëpinë e saj Donika u takua me të vetmen shoqe që kishte dhe i rrëfehej…

Biseduan gjatë!

Në shenjë kujtimi dhe mirënjohje i la ditarin e saj…

Ajo e mori si amanet, me sytë e përlotur i bëri një premtim të heshtur…

Ishte ditari-I jetës së shoqes se saj…

Sot ajo ende jeton dhe sa herë e takoj më thotë(nuk mundem ta përflas emrin e saj):

– I përfytyroj sytë e saj, që shkëlqenin nga gëzimi dhe mënyra simpatike e të folurit me butesinë e një femre! Mëkat…

Ajo sjell nëpër mend, me gjithë shqisat e saja, udhën dhe erërat ku ishin puthur të gjitha dashuritë e Donikës me të ”fejuarin”!

Kujton gjithçka kishte jeta e tyre në ditarin e Donikës.

Po, çfarë ndodhi vallë midis tyre?

Ç’mister fshihej në zemrën e asaj vajze?

-Thonë, shumë lotë u derdhën, shumë habi e pikëpyetje u ngritën pas prishjes së fejesës së tyre të brishtë!

Pas shumë e shumë vitesh ndodhi që u ritakova me ish shoqen e ngusht të Donikës(emrin e të cilës nuk mundem ta publikoj)Nga ditari shoqja e Donikës më përcolli bisedat, që kishin bërë të dy në një takim të fshehtë një ditë para se i fejuari, (Festimi) i Donikës të vraponte drejt heshtjes së detyrës së tij:

Ai i kishte lënë dhe një letër..

Po citoj pak reshta nga ajo letër:

“Donika!

Do më presësh gjatë e dashura ime! Do luajmë me erën e kohës, të krihemi bukur si atëherë, kur ishim si dy engjëj! Pritëm, të ngopemi me ajrin e mëngjeseve, ku gjënden dhe gjëra të virgjëra…

Sjell nëpër mend, me gjithë shqisat e mia, udhën dhe erërat ku janë puthur të gjitha mendimet tona! Do ndjesh dhe dhimbjen e lotëve kur të rilexosh këtë letër për dashurinë tonë të brishtë!…

Dhe lamtumira jonë e fundit do ket jehonë, jehonë…

Donika ime e dashur, ti do qëndrosh në vetmin tënde!

Ne u takuam në jetë përmes rrugës së dashurisë.

Shtegun për tek shpirti juaj e di vetëm heshtja.

Një zemër larg, të do më shumë!”

***

Gjatë çasteve të vetë-zëmërimit, si rezultat i largimit nga i fejuari ajo pyeste veten:

-Ç’far mbart morali dhe kurthet që unë i kam ngritur vetes?

Ajo i bëri të vetat fatet që nuk i dëshironte. Shkatërronte me xhelozi gjithshka që e trembte dhe e kishte përrreth jeta e saj e pajetuar…

Donte të largohej nga e zakonshmja…

Dhe vërtetë, ajo e përcaktoi me vetdije datën dhe orën e mortit të saj…

Gjithë qyteti u trondit!

Habitshëm pyesnin,- Pse?

-Pse dhe si u vetëvra? Ç’farë mëkati kishte bërë?

Në thellësi të syrit të bukur, prej fotografisë në pllakën e mermertë dy pika loti ende pikojnë, e ngjyra gri pështillet rreth së shkuarës.

Sot, dallohet qartë guacka e fosilizuar në shtjellat e fotografisë të atyre kujtimeve, të një jete të pambaruar…

Të një ëndrre të prerë…

Një ngjarje e vërtetë që e kultoj dhe sotë!!!

About Post Author